FUNDË VITI
Iku viti i përmallua
Përmes alpeve plotë zemrim
E na la të harruar
Mes udhëve plotë dëshprim
E na la në mes kujtimesh
të harruar në mërgim
iku vrap në mes të natës
pa na thënë lamtumirë
Fluturoi dhe qasti i fundit
mes dollisë plote pelin
të gëzojmë ti dehim shpresat
për të ardhmen dhe një kthim
Hapi portën e janarit
stolisi zemrat plotë shpresë
nisi këngën prej së pari
të na prijë në harresë
1 janar 2007, Zvicër/Buchs
23 dhjetor 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment