Gëzim Ajgeraj
www.gezimajgeraj.blog.com
www.metaforapoetike.de.vu
GËZO
Gëzo plisëbardh sot për lirinë
për lirinë e pavarësinë
Gëzo Kosovë vendi imë
Që nga Vlora deri në Prishtinë
Ti këngëtarë atje në kor
Merr një këngë letë jehoi
merr një këngë për dëshmorë
edhe bjeshka të gjëmoi
Ti punëtorë në uzinë
Bëj një vepër për lirinë
Që të rroj nëpër shekuj
Si kujtim për pavarësinë
Ju mësues nëpër shkolla
Hapni librin e lirisë
Shpjego sot sa të zgjatë ora
Shpjego rrugën e pavarësisë
Ti poet e shkrimtarë
Thuaj vargut radhë e radhë
Këndoi bukur ditës së bardhë
Dritë për brezat që sot ka ardhë
Thua vargut për liri
Shpalos dëshirat si di ti
Dritë breznive në ardhmëri
Mbushëllo vargun me dashuri
Këtë frymë lirie bart ndër breza
Të gëzojnë sa të jetë jeta
17 shkurt 2008
29 dhjetor 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment