24 dhjetor 2008

Gëzim Ajgeraj - Tregim

Çlirimtarët


Dritëdielli sa po kishte filluar të i shpërndante rrezet mbi malet e mbuluara me borën e fillim marsit që shkrihej ngrohtësisë së pranverës që po vite. Ndërsa tufat e borës që aty këtu ishin shkrirë kodrave për rreth, krijonn imazhin e hartve të deformuara që vinin me stuhitë ballkanike. Pranvera e dytë e luftës po fillonte, maleve të Vërriit. Ende nuk ishi mbuluar plagët e betejës së shtatorit, ndërsa bora që po shkrihej, po i shpaloste ato me gjithë vrazhdësinë e krimit të okupatorit barbarë. Ato hapeshin si një gjoksit të Vërrinit si një si një plagë që kullonte vazhdimishtë dhe e pretë melhemin e dorës magjike për shërim. Kullat e rrënuara, të bëra blozë e hi, përhapnin imazhet e një kohe barbare që kaloi këto anë, vrau, dogji e poqi dhe iku, por krimin e la plagë në zemër të këtyre anëve. Barbarët nuk kishin ikur, ata vetëm ishin larguar nga këtej, ndërsa trupit të atdheut vazhdonin krimet e etjes së tyre barbare mbi popullatën kosovare. Këtijë mendimi po bredhte komandanti, deri shikimi i tijë po derdhej shtëpive të fshatit të byera rrënoja. Këto imazhe ja shtonin neverin edhe më tepër atijë. Nuk kishte kush ë i ndërtonte ato, njerzit ishin vrarë, kishin ikur nga aty, pastajë lufta po vazhdonte, nuk i dihej të ardhmes. Ajo shte në prag, si një bombë me sahat dhe mundë të plaste në qdo qastë. Komandanti gjithmonë po dredhte këtyre mendimeve, deri sa ushtarët po rreshtoheshin në oborrin e shtëpisë kazermë, për ngritjen e flamurit dhe marrjen e detyrave të ditës që po fillonte. Ai po e kontrollonte gatishmërinë e ushtarëve dhe gjendjen e tyre fizike, për të i zëvendësuar shokët që kishin bërë roje gjat natës. Një oshtimë zëri që i erdhi nga fundi i fshatit, ja ndërpreu parakalimin përballye rreshtit të ushtarëve, ai e byeri një kthim mbrapa dhe e hodhi shikimin përtej nga vinte jehona e zërit. Drejtë tijë po vinte një vashë, me hapa të trazuara dhe herë herë e hidhte shikimin mbrapa nga po vite. Ajo sa afrohej, e bëhej më e lodhur, vrapi ja kishte vjedhur fuqinë, ndërsa me dorën që i shtërngonte hijet e gjoksit, mundohej ta ruante frymarrjen që ja kishte shpejtuar vrapi.
Ç'ka ndodhur? - pyeti komandanti.
Ajo ende po afrohej, nuk po mundë të përgjigjej, deri sa u afrua fare pranë rreshtit tye ushtarëve dhe komandantit.
Po vijnë ushtria armike, me tanke e blinda, - erdha të ju lajmëroi, mezi i nxorri këto fjalë, nga lodhja.
Komandanti, për një qastë u ndalë shikoi të gjithë ushtarët, pastaj hodhi shikimin kodrave për rreth fshatit, dhe ju drejtua ushtarëve; të gjithë nëpër pozicione - urdhëroi ai, ndërsa ju: - ju drejtua vashës ai, keni bërë punë të shkëlqyeshm me lajmin e sjallë, tani do të ju lutesha të largoheni nga zona, sepse kët do të ketë luftë.
Unë kam ardhur të luftojë bashkë me ju, komandant, të lutem më jepni një pushkë dhe mua - foli vasha e me një këmbëngultësi që i dha të kuptojë edhe komandantit, se nuk duhej zgjatur më tepër.
Ja automatikun tim, - ju drejtua ai, dhe këta karikatorë me fishekë.
Pa folur asnjë fjalë, ajo e mori armën dhe karikatorët dhe u nisë drejtë pozicioneve nga shkuan ushtarët tjerë.
Krismat e tankeve armike drejtë pozicioneve të UçK-së, paralajmëruan fillimin e luftës, të asaj dite të përgjakshme në Vërri. Lufta s'pushoi deri në mesin e natës që erdhi. Deri në plumbin e fundit, luftuan djemtë e tre njësiteve të UçK-së, kundër tremijë e tetëqind ushtarëve dhe artilerisë armike, në mbrojtjen e trojeve stërgjyshore. Tufat e borës së pranverës, u skuqën me gjakun e ushtarëve të lirisë, ndërsa rënja e tyre me shikimin kah dilli, e solli pranverën e parë të lirisë në Kosovë.

Mars, 1999

www.metaforapoetike.de.vu

Nuk ka komente:

Posto një koment