KOHË E DASMAVE NË VËRRI
Kohë e dasmave në Vërri
Pas shtatëdhjet e shtatë bjeshkëve
Arbëria gëzon
Bjeshkët gjëmojnë, malet
Jehonës së tupanit, plisbardhi
hedhë vallen e gëzimeve
Kullat mbushen dritë
Kënga e vajzave derdhet në def
përpara shkëlqimit të nuses
Beqarët i numërojnë ditët
Gëzoni malësorët e mi
Me mallin tonë në gji
luani edhe për ne vallen
e gëzimeve
Zvicër, korrik 2007
IDEAL
(Mikut tim Faridin Tafallarit)
Mungon mik i dashur kënga e ndaluar
mungon dhe ajo që gjatë e kemi kërkuar
Kosova pa kurorë si nuse e vrarë
Ideali ynë hartë e copëtuar
Të shejta i kishim etjet të flakta dëshirat
të kuqe ishin dhembjet të pa thyeshme të mira
ideal guxim trimëri nga atdheu
atë që e deshi rruga e jonë atë që e deshti liria
e kërkonim me dritë e ëndrronim me natë
shkëlqimin e sajë që frymëzim na dha
të ligjtë prapa shpine përditë na përgjaknin
shkëlqimin e idealit kërkonin ta ndalnin
s`do të thehemi me rënje prapa shpine vrarë
mbledhë dhembjet në gji për ditën e bardhë
drita dhe liria përjetë duhet kërkuar
se udhë e lirisë kështu na patë mësuar
Besnik idealit deri në amshim
për lirin e atëdheut i shejti betim
amanet ndër breza besë e mbajtur lartë
flamur i atdheut në ditën e bardhë
Zvicër, 2007,
MIQËSIA
Mbushur plotë birre sytë kuq bërë bojë
nga lartë kishte ardhur miqtë ti vizitoj
kish gjetë për konak një mik me përvoje
Ah ky "mik" i vjetër din mirë ta cakrroi
Tavolinë e mbushur nga zonjë e shtëpisë
Të mirat e njerëzimit i prinin dollisë
Për shëndet të mikut plotë meze e birra
Gëzuar "mik" i vjetër paqi shëndet e të mira
Nga largë ishin mbledhur shumë miq ta takonin
s'ishin parë prej vitesh me mallë e përqafonin
Nostalgji për motet i shpalosnin shoqërisë
Kujtonin me mallë vitet e rinisë
Ah, ç'i bënte mikut të ardhur nga largë
Për shokët e rinisë që moti s'i kish parë
Pite verë e birrë mbi meze shkumonte
Para shokëve të ardhur injorancë aktronte
Të thyer të vrarë shoqëri e harruar
Nga konaku i "mikut" të gjithë ishin larguar
Mallkuar kishin mbrëmjen dhe kohën e ndarë
Për miqësin e kotë që dikur e kishin falë
Zvicër, 2005
23 dhjetor 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment