Gëzim Ajgeraj
http://www.metaforapoetike.de.vu/
PIKON ETJA
Varur teposhtë strehët pikojnë stalaktiteve
Dimri loton me ngrohtësin e erës
Poshtë acari ngriitet stalagmiteve
Dimri nuk i dorzohet pranverës
Pika të tjera ikin përtej
Erës tej i tretë bora
Loti i dimrit fshihet nën dhe
Kur e shtrydh të mërdhin dora
Këtijë ekuinoksi po e kërkoj diellin
Ta ngrohe shpirtin e etjen plotë mall
Këtu larg në këto dite prilli
Pikojnë Alpet pranverës në Sharr
Zvicer, prill, 2008
POROSI PËR BREZAT PAS NJË RIKTHIMI
Ju lash nëpër djepa tek rriteshit ninullave
Kur këndonin nënat për ardhjet e bardha
Sotë ju çenki rritë e çenki bërë burra
Sot, kënga për ju më fton nëpër dasma
Ju urojë nga zemra lumturi e dritë
Trashëgimnis sujë tek rritni në djep
Amanet ndër breza atdheun e lirë
Ta ruajmë si sytë sa te ketë dritë jeta
Se sa e sa breza ranë para nesh
Në luftë për ketë ditë e për këtë liri
Ti nderojmë ata ti kujtojmë përhera
Si frymëzim ndër breza nëpër ardhmëri
Atdheut plotë shpresë për ju i këndova
Për dritën e bardhë që ne na mungoi
Dhe për brezin tuaj dritë përherë kërkova
Kosova e re me ju të gëzoi
Dhe mirë, erdh kjo ditë u pamë me liri
Ju ishit me fat ta gëzoni këtë ditë
Ah, ky brezi imë vuajti me robëri
Me bishën e shekullit e hoqi te zitë
Na rrahu burgosi thellë nëpër qeli
Na vrau na preu e na dogji kulla
Mirë që erdhi dita u ngritëm për liri
Mbushëlluan malet rreshtat plot me burra
E hodhëm përtej barbarin e zi
Andej nga veriu po nga kishte ardh
U desh të ia kthenim me gjuhën e tij
Ndryshe, s'kish Kosova këtë dite të bardhë
Pra, ju brezi i ri porositë kujtoni
Barbarit të veriut kurr mos i besoni
Në frengji e kulla përjetë vigjëloni
Satanën e veriut ne ballë ta shënjoni
Ndryshe lirinë tuaj nuk do të mundë ta mbroni.
Prizren, 2008
MES MALLIT
Përtej nesh larg ikën malli
Neve na braktisë mbetemi vetmuar
Larë pas shtatëdhjet e shtatë bjeshkëve rrëzë Sharri
Ndalet e pushon mes hijeve freskuar
Herë herë djeg e herë sjellë freskinë
E pa hetueshëm kthehet plot fllad
Na lenë te harruar bashkë me vetminë
Me vete, vetëm dëshirat na i bartë
Në këto ditë mes Alpeve i harruar
Çdo qastë e merr arratinë
Neve na len përvëluar
Rrëzë Sharri e gjen freskinë
Vëlla i dashur, sa shumë djegin motet
Kur cucërr mes mallit i vetmuar rri
24 prill 2008, Zvicër
UDHË
Mik i dashur
Etjen ia shtrydhim mallit
E ia nxjerrim
Lotin udhëve
Me të i vadisim
Vijat e moteve
Po ku ta gjej
Një kënge
E ti gëzoi
Mbathcat e kthimeve
Unë pengëmarr(ll)i
23 prill 2008, Zvicër
PARA NISJES
Para se të të marrin udhët
Ëndrrat zbresin nga kujtesa
Ikja ikë ikës
Loti bëhet shi
Digjet balli
Përpara përshëdetjes me miq
Përpara nisjes
udhët marrin udhë
çasteve të vetmis
Vetëm ti dhe ikja e jote
Digjen pritjes
2008
ATDHEU NË VAZO
Alpeve i veshur plotë mallë
Vjen si një lule në vargë
Me aromë trëndafilash
Hynë ne vazon mbi tavolinë
Heu,
ç' mall më ndezë
Kjo lule
e ardhë
nga atdheu
2008
JU KENI TË DREJTË
Ju keni të drejtë të na quani udhëtarë
Paskemi ecur shumë globit anë e mbanë
Udhët qenkan thënë vetëm për shqiptarë
Ikjet edhe udhët zemrat na i ndanë
I shikojë kolonat dhe ofshamën derdhë
Vallë pse ky mallkim paska rënë mbi ne
Breza e brezni udhët i kanë mbledhë
Mallkojnë harrimet mbetën pa atdhe
Ah, ky fati ynë i djegur në mall
Trashëgim ndër breza farë për harrim
Ju keni të drejtë kur thoni udhëtar
Se këto mbathcat tona spo njohin kthim
Ju keni të drejtë kur na quani udhëtarë
Udhët s'njohin tjetër si udhëtar Shqiptarë
Zvicër 2008
MBASE DHE JU DO TË NA KUPTONI
Ju kur na thoni s'keni mall
Ju që s'keni derdhur asnjë pikë lot
Mos i provofshi këto udhë larg
Do të mallkoni për jetë e mot
Ju që lakmoni udhët tona
Për ju që udhët janë veç përrallë
Mos na qortoni kur ç`përmallona
Edhe kur malli na djeg mbi ballë
Mbase dhe ju do të na kuptoni
Kur derdhim lot e çmallim mall
me mallin tonë të paktën bashkohuni
Se udhët tona nuk janë përrallë
Zvicër, 2008
UDHË MËRGIMTARËSH
Shpresës plotë mashtrim marrin arratinë
udhëve u raftë pika ato harrim-ndjellëse
ca plaçka me vete dhe mallin mbi shpine
dhe dhimbjen që therë mes zemre
Hapave të tyre prapa shkon harrimi
si qyqe në kullë mbyllet e kaluara
horizontit ikjeve hapëron mallkimi
malli përvëlon nisë digjet e shkuara
Prapa u shkon harrimi diell i përënduar
ikjeve e udhëve vie erë pendimi
horizontit largët yje të harruara
udhë mërgimtarësh udhëzënë mallkimi
Zvicër, 2008
AI PLAK I URTË
Nëpër rrugicat e këtij qyteti
Takoj çdo dite të urtin plak
Herë i them unë mirëmëngjesi
Herë herë ndërroj dhe ndonjë fjalë
Është ritmi i ynë në përditshmëri
unë e blejë gazetën Ai bën sheti
çmallim dhe mallin e arratisë
Herë ndonjë kafe ulem e pimë
Tek binte shi në një mëngjes
Se pashë më plakun atë ditë vjeshte
S'kish kujë t`i thoja as mirëmëngjesi
Atë e gjeta në faqe gazete
Sa dhimbje ndjeva sa zbrastësi
U theva në shpirt me plotë trishtim
Ai kishte ikur në përjetësi
Mbeta i vetëm në këtë mërgim
Skam kujë t`i them as mirëmëngjesi
Më mungon plaku plotë urtësi
Shpirtit të tijë i pastë ndjesë
Digjem në dhimbje mungesës tij
Buchs, 2008, tetorë
KUJTIMET E BABAIT TIM
Përtej Pashtrikut dielli rrëshqiste
Terri pikonte lartë mbi Sharr
Më zgjonë kujtime larg fëmijërie
Kur mbledheshim sofrës radhë radhë
Kur binte muzgu teposhtë katundit
Dritat shkëlqenin qetë e qetë
E nëpër kulla zhurmat kur mbylleshin
Te Gurra e Hasës dëgjoheshin dhentë
Diku mes lagjes qengjat blegërinin
Babai plotë mall motet kujtonte
Blegerimën e deleve tek e dëgjonim
Kish nostalgji për kopenë tonë
Dikur shumë herët një moti larg
Kujtonte gjyshin babain e tij
S`kishte mërgim as udhë larg
Kur kish kopenë dhe një mulli
Ah, ato vite e digjnin në mall
Kujto rininë plotë nostalgji
Tridhjet e pesë vite dikur largë
Kish tretë kurbetit mosha e tij
Tek kujtonte vitet e na rrëfente
Hëna si drapër përtej shkëlqente
Numëronim yjet ne nga dritarja
Motra e vëllezër gjithmonë na mbledhte
Dhe na tregonte gjyshja përralla
Malësi e Vërrinit, 1997
29 dhjetor 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment