24 dhjetor 2008

TREGIM-GJURMËT NUK FSHIHEN LEHTË

Gëzim Ajgeraj


GJURMËT NUK FSHIHEN LEHTË

- Vapa e verës përcëllonte kudo,ndërsa djersët i rridhnin ballit si pikat e shiut që po mungonte prej kohësh. Në të dy skajet e lagjes, dy të rinj paralajmëronin vozitësit e automjeteve që kalonin aty pranë të ulnin shpejtësinë e makinave.
- Ngrihet shumë pluhur, - tha njëri nga të rinjët, tek po kujdesej për ngadalësimin e komunikacionit, fasada është ende e freskët dhe ngjitet pluhur mbi të.
- Për rreth shtëpisë, një bojaxhi, po shikonte se mos diku kishte mbetur ndonjë njollë që i kishte shpëtuar brushës, apo edhe muri nuk e kishte marrë si duhet ngjyrën.
- Duket shumë më e bukur tani, - i tha Shpendi i cili sa po ishte kthyer nga Mërgimi. Tek po e vështronte fasadën e zbardhur të shtëpisë në fund të fshatit, brenda shikimit të fasadës përpjetë po kërkonte gjurmë të një kohe të shkuar e plotë sakrificë, që brenda tij i ruante ende si kujtime të pa harruara të kohëve të ilegales.
- Bukur tha ai, - kujtojë se nuk ka mbetur asnjë gjurmë nga e kaluara, ah sa shumë më ka munduar ajo ngjyra e kuqe që ishte e shkruar, dhe ofshau, tri herë më është dashur ta lyej të njejtin vend dhe prapë tejdukej.
- Nuk fshihen edhe lehtë ato gjurmë, jo - tha Shpendi, janë gjurmë kohe. Brenda tijë po bluante mendimin e një moti të ikur, po ku mbetën gjurmët e asaj kohe tani, vallë a do të mbetet ndonjë gjurmë diku, apo nuk do të dihet asgjë pas disa dekadave? ndoshta vetëm në kujtesën e atyre që e rrotulluan atë kohë. Kjo po i mbillte trishtim. Sa e pa fat është ajo kohë që nuk shkruhet askund, pëshpëriti në vete, - ajo rrezikon të humbet dhe kështu humbë një histori, një kohë, një epokë, bashkë me ne.
- Më ka shpenzuar shumë ngjyrë ky mur, vazhdoi bojaxhiu, - tek po e shikonte atë, pastaj ajo ngjyra e kuqe që ka qenë e shkruar në mur, e ke parë me siguri, për këto pesëmbëdhjet vite sa ka qenë aty? nuk mbulohej lehtë – u ankua ai.
- Edhe rrobat i paske prishur, - ndërpreu Shpendi.
- Më duhet ti hudhë edhe ato, - vazhdoi Ai, - është tharë ngjyra në to dhe nuk vishen më.
- Edhe ne dikur, i kemi hudhë nga një palë rroba, ia preu Shpendi me një të qeshur, po ti ja për ngjyrën dhe rrobat, është dhuratë e imja, fasada e kësaj shtëpie, le të shkëlqej edhe më bukur ajo sot në liri.
- Gojë hapur mbeti bojagjiu prapa pasqyrës së veturës që po ikte teposhtë rrugës së fshatit, në drejtim të qytetit, të cilën po e ngiste Mërgimi i shoqëruar nga Shpendi.


Gëzim Ajgeraj, Malësi e Vërrinit, verë, 1999.

www.metaforapoetike.de.vu

Nuk ka komente:

Posto një koment