MBI RIMA BIE SHI
POEZI
Nga se shoh veq petkat i paskan ndërruar
Mbi librezë të kuqe emër të ri kan vënë
Krimet e vjetra qofshin të harruara
Tani bëjnë politikë për "Kosovën nënë"
Nejse qoftë e shkuar shërbimi i partisë
pjes e historisë e shkuar harruar
tani më janë vënë në shërbim të njerëzisë
lëkurën për së thati janë duke ia rruar
mos u hidhëroni tek lexoni sarkazmë e rubaire
ju që na e rjepët idealin për ë gjalli
na kanë mbetur kocka e ca mish mes brije
pastaj dhe juve do u përpije djalli.
Prizren, 2000
DOSJET E NATËS
Zbardhi njëherë liri për të shtypurit e roberit
Me shkëlqimin e diellit plote dritë
dhe hapi e hapi dosjet e zeza
Robërisë ia nxorri te zitë
Të zitë e kohëve të perënduara
Kur korba fliste me helmetë
Kur ideali rridhte gjak nën thua
E toka i hant zogjtë e vete
Hante përdite e s'ngopej dot
Me skafandër hekur e helmetë
Me dosjet e zeza përplotë
Shumqka që s'dihej u gjete
U gjete nga korba kohë
Dhe qelësi i lirisë plotë dritë
Që bishat e kishin fshehur
Idealit tek i zinin prite.
Prizren, 2000
NËN HIJEN E VETMISË
Duke shtrydhur dhembjen diku mbi letër
Mes zjarrit mallit ku djeg largësia
Gjithqka rreth teje zhurmonë gjuhë tjetër
Largë i harruar të mbytë vetmia
Kërkoë të nxirresh largë nga harrimi
Shumë largë nga ti ku frymon malli
Ti kujton vargjet e një dorëshkrimi
Të lënë diku në kullë tek rafti
Ti bredhë i humbur nëpër largësi
Nën qiell të hapur plotë me acarë
Fletëve e ndrydhë vargun e ri
Dhe dy dekada plotë me mallë
Duart në xhepa shtërngon acarin
Dhe ikën udhëve të mërzisë
Mjaftë i dhamë vargut s'n e mori mallin
Dhe ky vit iku n'hije të vetmisë
31 dhejetor 2007, Zvicër
"VLERËSUESIT"
Më vjen të qesh kah i dëgjoj
Tek vlerësojnë lira e nxerrin fjalë
Disa "kritikë" vlerysues të mjerë
Askund pa e vënë as dhe një varge
Kur bëjnë kritikë e belbëzojnë
Naltësojnë veten në piedestal
Më vjen të qesh kur kënd vlerësojnë
Pa e vënë mbi letër një varg a fjale
Flasin për vlera në letërsi
Përplotë smirë e djallëzi
Kulturë provincash tek deklamojnë
Se me kyndë flasin shpeshëherë harrojne
Stërshesin kumbulla për kumbullashitës
Herë të pa pjekura e herë me erë
Tregojnë përralla në pik të ditës
Prralla kopilash pa asnjë vlerë
dhe unë lum miku kur i degjoi
Tek flasin për vargje e poezi
Sa poshtë ka rënë kjo puna e jonë
As dhe një kafe s'ke ku ta pi
Prizren, 2006
PAS IKJES
Kur hapat e mia do te mungojne
Këtu mbi ure në këtë qytet
Kur të kem ikur atje në varr
Atëherë kur dheu të ë ketë tretë
E erin tim s'do ta degjoni
Në fjalë të shkruar apo në varge
Do jem bërë gurë aty kërkoni
Merrni një lule dhe vërni pranë
Pastaj të thoni një fjalë të bukur
Aty mes fjalëve dhe ndonje vargë
Sa herë të fryjë erë e harrimit
Hapni dhe libra kërkoni ne fjalë
Aty do jemë përherë strehuar
Në faqe librash e në mes fjalë
Do flas me ty i përmalluar
Dhe do ta shujmë një
qik këtë mallë
Pastaj në rafte unë do të kthehem
Aty mes fjalëve për të pushuar
Do kemi mallë nëpër harrime
Pranë njëri tjetrit duke kujtuar
Gjenevë, 2006
HALLA GJYLE
Halla gjyle plakë qe rritur jetime
Besa edhe burrave ua shkon për trime
Ka rritur djem trima besa kush si ka
sot mbi treqinde nipa e mbesa i janë ba
i dha dhe atëdheut pushkë per liri
luftën për atëdhe e ruante në gji
ndër nipa e mbesa e kishte trasuar
atdheu me pushkë duhet çliruar
Tash ka ikur në moshë ne kullë rri vrojton
nipa edhe mbesa shpeshë i përqafonë
ta ka ënda malli për ta vizituar
dhe llafet e hallë shpesh për ti dëgjuar
Në një vizitë une po ja pyesja hallet
Shpejte tek politika Ajo i hodhi llafet
Kur erdh tek statusi rroft tha Amerika
Merrte veshë halla thellë nga politika
Nuk e ndalte llafin e grinte politikën
E ma shumë e mallkonte luftën për karrikën
Shum politikan i zinte në gojë
Mallkonte katran i nxinte me bojë
Ju nuk e besoni por mirë e godiste
Na mbytën genjeshtra dhe shamin e ngriste
Na lodhën me llafe e u raftë pika
E di halla gjyle e kan tek karrika
Sa për tek ne halla s'ka bes politika
Rroftë bill Klintoni edhe Amerika
Nisë po fliste halla edhe për flamur
Atë me shqiponjë s'do ta japë kurrë
Qupës Marigonë i kam dhenë fjalë
Flamurin kuq e zi ne gji do ta mbaj
Le të qëndisin halla kushë qfarë të dojë
Flamurin e Skënderbeut unë do ta mbroj
Ma dha Ismaili kur isha në Vlorë
Ma ruaj ndër shekuj si besën nën kurorë
Me që na ra llafi dhe për besë e fjalë
Harruam zakone fare kemi dalë
Besa e lum halla kjo shum pom frigon
Si popull e komb shum do na kushton
Dëgjoi për ty nipqe të punoftë pena
Të lumshin ato duar e ty punoftë mendja…
TREGIMI PËR OBORRTAREN DHELPËR
Oborrtare në një mbretëri
kishin venë një dhelper plakë
S'kish më të urte kjo dinasti
Bënin be qytet e fshatë
I dhan dhe post në kryesi
Dhe udhëheqje i besuanë
Post të lartë në hierarki
Dhe një pallat ia besuan
Dhelpra veten kur e pa
ne kolltuk e në pallat
s'ecte këmbë dhelpra bishtëkuqe
me makin e roja pas
e atje në mes pallatit
në divan puplash cingëllote
me bekimin dhe të mbretit
ethet pulave ua shtonte
Por një ditë nisi belaja
kur vdiq mbreti në pallat
dhelpra plakë kjo zonjëmadhja
hante zogjtë e mbretit plake
vaj medet për politikën
dinastin e zu hatja
ku hyri dhepra, more mik
ra mbretëria nga e para
Prizren, nëntore 2007
KOHË DASMASH NË VËRRI
Kohe dasmash në Vërri
Pas shtatëdhjetë e shtatë bjeshkëve
Arbëria festonë
Bjeshkët gjëmojnë
Gjëmimit të tupanit
Plisbardhi hedhë vallen e gëzimeve
Kullat mbushen dritë
këngët e vajzave shtrohen në def
përpar shkëlqimit të nuses
jemtë i numrojnë ditët e beqarisë
Gëzoni malësorët e mi
Me mallin tonë në gji
kallni gezimet tuaja
Në gjëmime tupanash
le të dridhen netet e gushtit
2007, gusht, Verri
NËPËR DRITHËRIMËN E FJALËS
Me drithërimën e fjalës
mbolla etjen e pa kënduar
Të këngs që vlonte në gji
Mbi frytin e fjalëve
lulja e leshoi aromen e mendimit
me zgjoin e bletës
që brezat te thithin nktarin e sajë
qe jeta të mbëltoi ndryshe
Me to e rrisim rrenjën e mendimit
që gjethet e sajë
mos të thahen ne lisin e fjalës
në furtuna
u rritshë pemë e fjalës
me këngët për dritën
10 dhjetorë 2007, Zvicër
ZËDHËNSJA PULË
E kishin zgjedhur një pulë sojli
shpirtëbardhe e bukuroshe
për zëdhenëse në ministri
zërit të saje kush s'ia shkonte
dhe ministri zemerbardhë
ne konferenca shpeshe mungonte
se kish prane pulën e bardhy
e oborrin ia pastronte
bëri emër zonja pulë
në konferenca e komitete
ishe e mënqur plotë kulturë
s'e kish shoqen ne shtatë kotece
n'konferenca me gazetarë
i shkëlqen nuri e se ka dertin
me përgjigjie është në ballë
e ka fjalën maje sqepi
pak si tepër u rrit kjo zonjë
atje lartë në pallat
nisi gjelave te ua kloi
s'ndihej zani gjelave të ngratë
kendonte pula kohë pa kohë
si në kor me laryshi
u ankuan gjelat e pallatit
atje lartë në ministri
ah kjo pulë q'na shton merzi
s'e pa kushë se nga ia mbajti
iku pula kush s'e di
Prishtinë 2007
Pas ikjes
Pas ikes nga ky kapërcim
Nën boncën e harrimit nën një gurë
Kur ererat etjes ti frëjn përmallimit
ti kërkomë mes fjalëve aty ku ti lash kygët dikurë
Nga brendi e tyre plotë aromë dashuri
fletëve të mallit i shkruarë
ku etja e fjalë e etur rri
aty është pika e jonë për t' u takuarë
Në mesi e fjlëve kam vënë prite
Bashkë t këndojmë këngët si dikure
Mes vargu ku shkëlqen e ie dritë
Etjes për t'u tkuar si kurre
2007, dhjetore, Zviër
QASTE TË NGRIRA ALPIKE
Me kokrrën e ditës
i përcëlluam
qastet e acarta
Alpike
Kristalet e mallit
lëvjerren stalagmiteve
të largësisë lpike
Dita e acartë në Alpe
ngrohet mallit të Vërrinit
pranë zjarrit tek votra
17 dhjetor 2007, Zvicer
ETJE E VRARE
Etjes së vrgut
dashuria i shtydhi shkronjat
e mallit
miglimave te mallit
ranë ëndrrat e shkruara
etjes i dhane rrjedhë
dhe dites large teje
nëpër ylberet e mallit
etja i zgjati krahët e pritjes
largësia ra si qelqe
nëpër ëndrrat e pritjes
e e theu ëndrrën
megjithatë
shpresa ende gjellonë
Zviër, dhjetor 2007
MËRGIMTARËT
Një ikje e udhë nje mallë i zhuritur
ju mori me vete e kurrë nuk iu ktheu
votra e mbetur shkretë një dore duke e pritur
ju mori një ikje large përtej atëdheut
Plotë lotë u mbushë dita kur iu mori ika
Një mal me dhimbje ra në zemrat tuaj
ëndrrat e kthimeve i pushtoi frika
dhe zjarrin tek votra që mbeti i shuar
Gjeografi e harta në shkolla i mësuat
Nëpër shpresat tuaja ëndrrat u mashtruan
nëpër udhën tuaj ato i pushtuat
maratonomak të mallit largë të harruar
do ju mbytë harrimi nëpër shkrumb e mallë
në zarrin e shpreses kthimin duke e pritë
ju, breza të mallkimit me ëndrrn e vrarë
do ju tretin motet pa te bardhen ditë
Zvicër, 15 dhjetor 2007
BABAIT TIM
Ti m mësove dashurin
për fjalën
dhe tingullin e notave
në pentagramin e vargut
tek recitoje fjalë per fjalë
mbrëmjeve prane oxhakut
një mbamendje e quditshme
pesë dekada në mes
dhe fjla e poetit
buronin rrjedhshym
nga gojë e jote
kthesave të vargut
ta kërkoja germë për germë
fjalën
dhe bukurin e sajë
plotë magji
më rrite
me dashurinë e vargut
Tani uny jam mytur mes fjalës
sërish reciton e reciton vargje
por tani,
... edhe vargun e tet bir
2007, Malësi e Verrinit
HILE
Dikurë kisha shume miq
miq, këtë nuk e mohojë
E kurë koha hëngri fiq
miqësia u trete s'e di as vetë
iku e shkoi
Më voë e pëta një plak
ç`thua për miqtë, xhaxha
kur sosen pulat e xhelat ë qanak"
As miqësi nuk ka
Të ligë e të mjere ishin ata miq
kohë e ligë për sinqeritetin,
mor vëlla
Prizren, 2000
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment