31 dhjetor 2008

Gëzim Ajgeraj: TREGIME PËR FËMIJË

Gëzim AJGERAJ

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com


TRENAT DHE TONI

Rrezja e parë e diellit, tonin e gjeti në dritare , aty ai e kalon kohën.Dritarja e tijë është në katin e katërt të aparatamentit i cili gjendet fare pranë stacionit të treneve. Toni me babain, të ëmën dhe vëllanë gjenden që prej pesë vitesh në mërgim dhe tani shkonë në klasën e gjashtë , ai është nxënës i shkëlqyeshëm , por e ka një hallë që e mundon çdo ditë .
Sa herë gjenë kohë të lirë ulet në një ulëse pranë dritares, hedhe dy duartë në faqe, shikimin e tretë diku pas udhëtimitë trenave dhe humbet mendimeve ,nganjëherë përshëndetë me dorë.Babai e ka kuptuar brengën e tijë dhe ka filluar të merakoset për të.
- Një ditë tek po rrinte në dritare ju afrua pranë dhe e pyeti : A më thua Toni , çfarë të mundonë?
- Ai po hezitonte ti tregojë babait , por pas insistimit të dytë të babait, atijë ju mbushën sytë me lotë dhe u përgjigjë :po i shikojë trenat baba, njëri nga këta me siguri shkonë edhe në Kosovë, ah sikur të mi merrë edhe dëshirat e mia me vehte.
- Dotë shkojmë edhe ne një ditë me trenëToni,i tha babai, -deri sa po ja Lëmonte flokët, bile shumë shpejtë,tani për pushime verore.
- Sa u gëzua Toni,brofi në këmbë dhe e përçafoi babain, ju lutë që të ja tregonte edhe ditën i udhëtimit, dhe pasi e shikuan mirë në kalendarë datën e pushimeve, ata e vendosën ti rezervonin biletat e udhëtimit.
- Që nga ajo ditë, Toni i shikonte me kënaçësi trenat nga dritarja e tijë , por gjithmonë rrinë i gëzuar dhe i numronë ditët në kalendarë.
7. korrik 2000. Zvicër.



NË GJENEVË

Albana është vashë nëntë vjeçare , ajo shkonë në shkollë në klasën e dytë në një çytet të Zvicrës. U lind në Kosovë, dhe gjashtë vite ëshstë rritur atje.
Babai i sajë kishte ikur nga Kosova, para se të lindë Albana , ai kishte qenë i ndjekur nga policia Serbe. Ajo dhe vëllai i sajë më i madhë Dritoni, Janë rritur largë babait, pas gjashtë viteve edhe Albana, Dritoni dhe mamaja Me shumë mundime arrijnë në Zvicër.
Albana tani i ka tre vite çë gjendet në Zvicër, gjuhën gjermane e ka mësuar që kur ishtë në kopshtë. Babai i sajë merrë pjesë nëpër tubime të ndryshme dhe demostrata që organizohen anë e mbanë Zvicrës, në njërën nga to, ai e kishte premtuar se do ta merrte edhe Albanën. Sa ishte gëzuar ajo, atë ditë ishte zgjuar herët, e kishte pastruar fytyrën,i krehu flokët, është veshur bukur dhe në flokë e ka vënë një kordele të kuqe. Edhe babai ështe i kënaqur kur e pa të bijën e tijë të veshur aqë bukur me ngjyrat kuç dhe zi. Kishin udhëtuar gjatë deri në Gjenevë, diku me fillimin e pasdites edhe demostrata kishte filluar, Albana ishte lutur babait që të ja blente edhe dy flamuj të vegjël me shqiponjën dy krenare ,njërin për ta vendosur në veturë dhe njërin për ta valëvitur.Babai ja bleu me gjithë dëshirë. Ajo ndihej shumë e gëzuar, sa herë që turma bartiste , liri, liri , edhe ajo zëshëm bërtiste liri, liri, dhe i ngriste dy gishta me njërën dorë, kështu gati gjatë gjithë potestës kishte bërtitur.Atë e kishin fotografuar edhe shumë fotografë dhe kamermanë të ndryshëm, ajo ndihej shumë krenare përpara tyre.Pasi kishte mbaruar demostrata ata kishin marrë rrugën drejtë qytetit të tyre,ndihej shumë e gëzuar atë ditë, në mbrëmje u kthyen, në banesë , dhe e shikuan televiziorin, që jepte inserte nga kjo demostratë, sa u gëzua kur e pa vehten në televizion,e përçafoi babain dhe mamanë dhe iku për të fjetur. Tani për çdo ditë e kujtonë atë demostratë dhe u fletë me ëndje shoçeve të saja.

BUKA E GJYSHES

Shtatori posa i kishte ardhur, ende me atë ngrohtësin e verës,por jo për fëmijët , nanat ,baballarët, gjyshet, që do ti shpinin nipat dhe mbesat në shkollë. Dyert e shkollës më s`do të hapeshin në vërri , fëmijët më s`do të kenë shkollë, gjyshet s`do ti çojnë nipat dhe mbesat në shkollë, ishte urdhëri i satanait të zi i ardhur nga karpatet e veriut. Dielli sapo e kishte prekur majën e kullës së vjetër e të pushtuar nga varfëria, vetëm gjyshja dhe kulla ja dinin plagët njëra tjetrës.Papritmas sikur filloi të shembej bjeshka,çfar ndodhi pyeti gjyshja , voglushët që ishin gjendur rreth sajë me vajin e tyre, sikur e kishin ngushlluar dhe i kishin dhënë forcë, oborri u mbush në tymë e muret u tymosën. Plasi lufta i kishte thënë nusja, dhe si një shqiponjë i kishte mbledhur fëmijët nën sjetull dhe i kishte marrë rrugën drejtë pyellit, eja pas meje i kishte thënë gjyshes dhe ishte nisur pas nuses e cila i kishte mbushur krahët dhe shpinën me kalamajë . Britmat e vogëlushëve, gjyshen sikur e tërhiçnin pasë, ndërsa lutjet e drejtuar zotit ishin të pa ndërprera që ti shpëtonin nipat dhe mbesat, sa herë kishte ëndërruar ajo që në një ditë shtatori doti merrte për dore e ti çonte në shkollë, e mësuesit ti thoshte: ja merri edhe këta dy nipa të mi, e ti shkruante djalit të vetëm atje në gurbet për nipat e gjyshes, por kjo luftë sikur ja morri ëndrrat e gjyshes. Koka që herë herë e rrotullonte mbrapa, sikur ja shtonte edhe një plagë në gjoks, nipat dhe mbesat ishin plaga e sajë, shpeshë nëpër kokë i rretullohej mendimi, vetëm sa të i strehojë nipat dhe mbesat dhe do të kthehem në kullë, luginës së fshatit ju bashkua edhe turrma e gjyshes.Krismat nga bjeshkët nuk kishin ndalur, flakë dhe tymi e kishin mbuluar fshatin.
Ndërsa uria kishte filluar të ua gërryej barkun vogëlushëve, bukë kërkonin ata.
Gjyshja nuk munë ti shikonte voglushët e sajë të uritur, ajo pas dy orë ishte kthyer në kullë e kishte gatuar bukën ndërsa tymi i shporetit të ndezur nën hajatin e shtëpisë, nuk dallohej fare në tymin e kullave që digjeshin për rrethë, buka dukej pjekur kishte thënë gjyshja, nipat duan bukë, e mua ska ç`më duhet jeta pa ta. Granata që e kishte goditur kullën, kishte rënë edhe mbi trupin e gjyshes, por ajo nuk ishte nënshtruar, Ishte mbështetur për muri dhe mes duarve të sajë rredhonte gjakë nga plaga e gjoksit , ajo ishte e pa fuçishme më, kishte vetëm aqë fuqi sa ta shikoj rrjedhjen e gjakut, gjithë oborrit të kullës, o zotë kishte thirrur, po nipat çfar do të hanë ata. Pas një përpjekje të gjatë me jetën kishte vdekur, ndërsa sytë e sajë kishin ngelur hapur të drejtuar kullës.Vonesa e gjyshes e kishte shqetsuar nusen,e cila skajeve të kullave që digjeshin kishte arritur deri te porta, rrjedha e gjakut sikur e kishte pritur te që ti tregoj se gjyshja kishte marrë plagë të rënda dhe kjo rrjedhë e shoqëroi deri te trupi i gjyshes i mbështetur nën hajatin e kullës. Nënë, nënë , e kishte thirrur nusja, por gjyshja s`përgjigjej dotë, vetëm dora e djathtë i kishte mbetur drejtuar kah shporeti ku piçej buka. Nusja u mbush në lotë. Njëherë shikoi përrrethë e mblodhi forcën dhe trupin e gjyshes e vendosi në brendi të kullës në katin përdhesë.
Pastaj e mori bukën dhe ikur deri në pyllë ku i kishte lënë fëmijët. Të gjithëve u kishte rrëfyer për vdekjen e gjyshes, përveç kalamajve të cilët e anin bukën e gjyshes. Natën e kishin kaluar në pyllë, ndërsa mëngjezi kishte qenë edhe më i ashpër nga granatat e armikut. Armiku që tani më kishte hyrë në fshat ishte i tërbuar dhe ato pakë shtëpi që kishin mbetur pa u djegur, në fillimë i plaqkiste e pastaj ua vente zjarrin.Lajmin për vdekjen e gjyshes, voglushët e kishin marrë vesh, pas lagimit të forcave armike nga fshati.
Malësi e Vërrinit, 1999.



GJYSHI I SËMURË

Nëna dhe babai i Zanës kishin shkuar te daja në qytetë, në shtëpi kishte mbetur vetëm ajo dhe gjyshi, porë papritur gjyshi
U sëmurë dhe u shtri në krevetë. Zana moj bijë – i thirri asajë gjyshi, më sjellë pakë ujë, kamë temperaturë, dhe dua të pi një tabletë.Po gjyshë, ja menjëherë,nxitoi ajo, e mbushi gotën me ujë
Dhe ja afroi gjyshit,urdhëro gjyshë, ja zgjati gotën me ujë gjyshit, të faleminderit moj bijë. Gjyshë dotë shkojë ta thirri mjekun në ambullancë. Po ti ende je e vogël moj Zana, i tha gjyshi.Gjyshi po ti ke nevojë për mjekun dhe unë e di ku gjendet ambulanca, e mësova atë ditë kur isha për vizitë te mjeku me babain.
Ajo mori vrapin drejtë ambulancës së fshatit. Brenda në ambulancë kishte shumë njerzë, e shikonin me habi, ajo ecte drejtë zyrës së mjekut, dhe trokiti në derë e mjekut. Urdhëroni udëgjua një zë nga brenda dhe ajo hyri brenda. Mjeku e shikoi me habi, urdhëro moj vogëlushe, qfarë të mundonë? E pyeti mjeku. E kamë gjyshin e sëmurë në shtëpi, prandajë erdha të ju lajmërojë që të vini ta kontrolloni xhaxhi mjekë. Mjeku duke e shikuar zanën me habi dhe duke e shikuarë në fytyrën se sa ishte mërzitur Zana, mjeku e kuptoi se ajo e kishte një hallë të madhë,
e mori qantën edhe Zanën për dore dhe erdhi në shtëpi, te
shtrati ku ishte i shtrirë gjyshi. Ja ky është gjyshi imë xhaxhi mjek, të lumtë moj Zana, paskeni mbesë të mrekullushme, e lavdroi ai, deri sa po i afrohej gjyshit. Xhyshit ja mbushën sytë lotë nga gëzimi kur epa se mbesa etijë e kishte bërë një punë aqë të menqur. Xhaxhi mjeku e kontrolloi xhyshin, i dha edhe barna, dhe kur e mbaroi kontrollin, ai i uroi shëndetë gjyshit dhe e përgëzoi edhe Zanën dhe u largua. Ai shko. Më vonë edhe babai me maman u kthyen, e kur morën veshë për e të bijës së tyre, ata u gëzuan shumë dhe e përgëzuan për veprimin e mirë.

Grabs, 23.10.97.Zvicër.



BUSTI I SKËNDËRBEUT

Liridona e cila para dy viteve ka ardhur në mërgim, me mamanë dhe vëllaun e sajë flamurin,janë të vendosur në një qytet në lindje të zvicrës,ajo shkonë në mësime parashkollore dhe është shumë e sjellshme. Në kohën e lirë kur kthehet nga shkolla,ajo e ndihmonë mamanë në punët e shtëpisë, në kopshtë, i vaditë lulet në ballkon dhe shumë punë tjera,edhe në shkollë është e dalluar,shkonë pastër e krehur dhe e veshur mirë,dhe rrobat e veta asnjëherë nuk i përlyen. Babai i sajë punonë që prej vitesh në mërgim,shumë vite i ka kaluar largë familjes,por tani më që vitet kan filluar ta mundojnë, ai e solli në mërgim Liridonën,Flamurin dhe mamanë etyre,në Kosovë kanë mbetur vetëm gjyshi dhe gjyshja, për të cilët ai mërzitet shumë dhe muaj për muaj u dërgonë të holla.
Ai shpeshë për pushime shkonë në shqipëri, sepse në Kosovë është i përndjekur nga akupatori serbë, kur kthehet nga Shqipëria,sjellë shumë simbole, emblena dhe punime tjera,gjat pushimit të fundit që e kishte bërë, e kishte sjellë edhe një bustë të Skënderbeut të punuar nga një skulptorë shqipëtarë.
Këtë bustë liridona i ka propozuar babait që ta vendosë në vitrinë dhe i kishte thënë se për të dotë kujdesem unë,sa ishte gëzuar babai për dëshirën e Liridonës. E dinë i kuj është ky bustë? - e kishte pyetur babai, po baba ishte përgjegjur ajo, më ka folur gjyshi për trimërin etijë, ai është kryetrimi ynë legjendarë Gjergj Kastriot Skëndërbeu, ishte përgjigjur gojë plotë. Të lumtë bijë,e kishte përçafuar babai dhe e kishte puthur në façe,ashtu si të paska treguar gjyshi është, edhe unë këtë bustë do të ta besojë ty çë të kujdesesh për të. Kështu çdo mëngjezë dhe sa herë ka kohë të lirë, Liridona e pastronë bustin e skëndërbeut, që të shkëlqej në më mirë,dhe gjithmonë këndonë hymnin kombëtar, ajo ndihet shumë e gëzuar dhe krenare. Ndërasa sa herë e dëgjonë babai,e përçafon dhe i mbushë sytë me lotë nga dashuria për atëdheun që nuk mundë ta shohë. Edhe Liridona tregonë dashuri të madhe për bustin e kryetrimit skëndërbe.

Zvicër, 6.4.99.


Dëshira e Valbonës

Me të u kthyer nga mësimi ,Valbona e përçafoi mamanë dhe i tha; mama, në kinemanë e çytetit këto ditë është duke u çfaçur filmi i Haidit, shokët dhe shoqet e klasës sonë kanë vendosur që të shkojmë së bashku në kinema të gjithë, ti e dinë se unë e pëlqejë filmin e sajë shumë.
Po bijë e mamit, ju drejtua mamaja, duke ja lëmuar flokët, edhe ne nuk kemi asgjë kundër, edhe ti dotë shkosh në kinema me shoqet e shokët e klasës.
Valbona u gëzua shumë, e përçafoi edhe një herë mamanë dhe i tha të faleminderit mama. Që me ditët e para kur kishte ardhur në zvicër,i kishte treguar babai shumë tregime për Haidin, dhe nga ato tregime të babait,ajo ishte e frymëzuar shumë, i kishte thënë babait,kur ta mesojë gjuhën gjermane, do ta lexojë edhe unë atë libër. Tani më ajo shkonë në klasën e pestë, shkruan dhe lexonë shkëlqyeshëm, e ka lexuar edhe librin për Haidin e vogël të autorit Johanes Spiri, dhe i ka përlqyer shumë, ky libër i ka lënë mbresa të veçanta, shpeshëherë delë në ballkon,e hedhë shikimin bjeshkëve dhe gjithmonë mendonë se ku gjendet tani Haidi.
Valbona me babin mamanë dheh vëllaun e vetë gjenden pranë bjeshkëve ku ka jetuar Haidi,prandaj edhe regjioni quhet Haidiland*.
Unë e kamë edhe një dëshirë ju drejtua ajo mamasë: Dua që edhe babi të vjenë në kino, ai gjithmonë më ka thënë se e pëlqen filmin për Haidin.
Me siguri i tha mamaja,edhe ai e pëlqen.
Dhe kur u kthye në mbrëmje babai,ajo i tregoi për filmin që do të luante në kino. Babi e pranoi me kënaqësi kërkesën e voglushes së tijë. Sa u gëzua Valbona, dhe e vendosën që ditën e shtunë me shoqet dhe shokët e klasës, edhe babai të shkojë në kienema për ta shikuar filmin e Haidit. Ajo e përqafoi babain me shumë dashuri, për dëshirën që ja plotësoi.

Zvicër,2 çershorë, 2001.


FOTOGRAFIA E GJYSHIT

Në vitrinën e dhomës së ditës, ku babai i Ardit ruan shum suvenire te qmueshme muzeale, si dhurata, stoli të gravuara nga mjeshtër të ndryshëm, kupa futbolli etj. Aty pranë e ka vendosur edhe fotografin e gjyshit. Plaku plisbardhë dhe me flokë të thinjura si bora e sharrit, me rrudha në ballë, i fiksuar në fotografi, është gjyshi i Ardit, për të cili ai ndjenë shumë mallë. E kujton se kur ishte në Kosovë, ai e donte shumë, ulej i tregonte përralla, i jepte bonbone e qokollata, shpeshë i blente edhe rroba, nga se babai ishte në mërgim. Këtë përkujdesje të gjyshit, ai e ruan me shumë respektë dhe sa herë që ofrohet tek vitrina, ndalet dhe e shikonë gjyshin në fotografi. Kjo e mallëngjen së tepërmi, sa që nganjëherë i mbushen sytë lotë.
Sa kalojnë ditët gjithnjë e më shpeshë afrohet tek portreti i gjyshit. Mamaja e ka vërejtur se Ardi gjithnjë e më shumë ndien mallë për të.
- Të ka marrë malli pë gjyshin? - e pyti një ditë ajo, deri sa Ai po shikonte në drejtim të portretit.
- Ai pohoi vetëm me kokë dhe nuk foli asgjë.
Një mallëngjim nga brenda sikur e shtynte në vai, sikur nuk gjente forcë të fliste se mundë të i dilni në lotë.
- Së shpejti do të vijnë pushimet dhe ne do të shkojmë në Kosovë, - foli mamaja sa për ta qetësuar.
- Ai vrapoi drejtë mamasë, e përqafoi atë dhe vrapë iku poshtë në oborrë të luaj me shokë.
Duket se fjalët e mamasë i dhanë shpresë dhe u gëzua, prandajë dhe iku i gëzuar drejtë oborrit.

Çershor, 1997



DËSHIRA E VOGLUSHIT

Ditën e parë të shtatorit, Albani mbeti i vetmuar në lagje. Të gjithë shokët dhe shoqet me të cilët luante qdo ditë, kishin filluar në klasën e parë. Me që ai ende nuk i kishte plotësuar shtatë vjetë, nuk mndë të fillonte së bashku me shokët e lagjes, edhe këtë vitë në klasën e parë. Dëshira e kishte munduar gjatë gjithë verës për të vazhduar në shkollë, por një ditë kur e pëti mamanë, ajo i tha;
- Ende nuk i ke vitet për të shkuar në klasën e parë, vitin tjetër edhe ti do të shkosh me shokët në shkollë - i tha nëna, Albanit.
- Por unë gjtë githë vitit kamë shpresuar, pastj edhe ny lagje o të mbetem vetëm, - nguli këmbë ai.
- Unë të kuptoi ty, - tha mamaja tek po ia lëmonte flokun, - por kjo është rregull shkollore dhe pa i plotësuar vitet nuk guxojnë edhe mësuesët në shkollë, të të pranojnë. Me rënësi është, që ti të jesh i pregaditur m moshë, që kur të fillonë në mësimee të munë të përballosh planin mësimor për klasën e parë, - shtoi mamaja.
- Albanit nu i mbushej mendja nga fjalët mamasë. Të nesërmen ai ishte zgjuar herët, i lau faqet u veshë dhe me shokët e lagjes, iku për në shkollë.
- Na paska ardhur dhe një shok klase, - tha mësuesi, tek po shikonte drejtë Albanit, që ishte ulur në bankën e fundit. - Si të quajnë, voglush? - pëti mësuesi.
- Alban, mësues, - u përgjigj ai.
- Sa vjeq je?
Fillimish, Ai nguroi të tregonte vitet, por pritja e mësuesit dhe heshtja e shokëve e shoqeve të klasës, sikur e detyronte të tregonte.
- Gjashtë, - foli me një gjysmë toni, Albani.
- hë, hë, - bëri në vete mësuesi, dhe për një qastë heshti. Alban, ti dhe këtë vitë, duhet të rritesh, ndërsa vitin tjetër, së bashku do te mësojmë në klasën e parë, - tha mësuesi.
Këto fjalë të mësuesit, e bindën voglushin, ai u kthë në shtëpi, i kërkoi të falur mamasë së tijë dhe i tregoi se vitin që do të vie i kisht premtuar edhe vetë mësuesi, se do ta pranonte në klasën e parë.

Shtatorë, 2000


GËNJESHTRA I KA KEMBËT E SHKURTA

Qershori është muaji i qershive.
Goni derisa po luante me shokë, ishte ndarë nga ata dhe kishte hyrë në qershitë e xha sokolit. Ato ishin plotë kokrra të të kuqe. Ai shte ngjitur në pemë, kishte mbledhur kokrra qershie, bile kishte thër edhe degë, tek po mblidhte qershi.
Shokët e kishin qortur për dëmin, por Ai as që i kishte përfillur qortimet e tyre. Bile ishte lvdëruar karshi tyre se ishte më i zoti nga ta.
Rreth pasdites, Xha Sokoli ishte ankuar tek babai i Tonit për dëmin që e kishte bërë djali i tijë.
Ky gjest e kishte prekur thellë në shpirtë, xhaxhi Gimin. I kisht premtuar xha Sokolit se këtë problem do ta rregullonte.
Kur u kthye Toni në shtëpi, babai i tha: - Toni, xha Sokoli është ankuar se ke hyrë qershitë e tija.
Nuk është e mundur, - nguli këmbë Beni dhe hiqej sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Nga këmbëngulja e Benit, babai i tijë ngriti dyshim edhe në tregimin e xha Sokolit. Megjithatë ai këtë dyshim nuk ia tha kujtë pos mamas së Benit.
Beni pasi ishte bindur se e kishte mashtruar babain, kishte kërkuar nga ai që ta lejonte të dilte në lojë tek shokët.
Shko, por ama kujdes mos më sjell ndonjë sherr ë shtepi, - e porositi babai.
Mos u brengos fare, - i premtoi babait, se nuk do të bënte asnjë dëm.
Beni iku në lojë për tek shokët dhe shoqet e lagjes. Në kodrën e fshatit, atje ku gjendej stadiumi i futbollit, po luanin të gjithë shokët dhe shoqet e Benit.
Beni, përpara se të hynte në lojë, iu lutë shokëve e shoqeve, që te mos tregonin askund, për dëmin e Benit.
Unë, nuk mundë ta gënjejë xhaxhi Gimin, - tha Vjollca.
As unë, - ia priti Ardi
As unë - tha Goni.
Ju të gjithë, nuk jeni shokë të mirë, - tha Toni i mllefosur, dhe iku drejtë shtëpis së tijë.
U ktheve, - tha babai, kur e pa benin tek po hynte tek porta e madhe.
Po, - tha Toni, me gjysëm zëri.
Nuk i gjete shokët?
Toni, e uli kokën dhe nuk foli asgjë.
Eja dhe ulu këtu tek ne, - e luti babai tonin.
Aty pranë ishte ulur edhe mamaja e tijë.
Toni, - tha babai, dhe për një qastë ofshau thellë. Ti më herët na ke gënjyer dhe gati gati, më vure ne dyshim, rreth ankesës së xha Sokolit. Ai kishhte pasur të drejtë. Unë dhe mamaja, këtë e kemi zbuluar në rrobat e tu të shqëra dhe në dëllin e qershis, që ishte ngjitur nëpër rroat e tua.
Tek po i thnote këto fjalë bai i Tonit, në derë u dukën shokët dhe shoqet e Tonit së bashku me xha Sokolin.
Toni u ndie ngushtë atyre qasteve dhe i kërkoi të falur babait, për shqetësimin që ia kishte sjellur. Ai i kërkoi të falur edhe xha Sokolit dhe shokëve të tijë. Ndërsa babait i premtoi se një gabim të tillë s'do ta përsëris më kurrë.
Xha Sokoli, ishte treguar zemërgjerë. Ai me vete kishte sjellë edhe një enë të mbushur plotë me qershi.
Pasi morën kokrra qeshie nga dora e xha Sokolit, të gjithë voglushët ikën për në lojë. Ndërsa xha Sokoli dhe xha Gimi, ndenjën gjatë duke llafosur në kopshtin e shtëpisë.

Qershorë, 2000, Vërri.

DËSHIRA E VOGLUSHIT

Ditën e parë të shtatorit, Albani mbeti i vetmuar në lagje. Të gjithë shokët dhe shoqet me të cilët luante qdo ditë, kishin filluar në klasën e parë. Me që ai ende nuk i kishte plotësuar shtatë vjetë, nuk mndë të fillonte së bashku me shokët e lagjes, edhe këtë vitë në klasën e parë. Dëshira e kishte munduar gjatë gjithë verës për të vazhduar në shkollë, por një ditë kur e pëti mamanë, ajo i tha;
- Ende nuk i ke vitet për të shkuar në klasën e parë, vitin tjetër edhe ti do të shkosh me shokët në shkollë - i tha nëna, Albanit.
- Por unë gjtë githë vitit kamë shpresuar, pastj edhe ny lagje o të mbetem vetëm, - nguli këmbë ai.
- Unë të kuptoi ty, - tha mamaja tek po ia lëmonte flokun, - por kjo është rregull shkollore dhe pa i plotësuar vitet nuk guxojnë edhe mësuesët në shkollë, të të pranojnë. Me rënësi është, që ti të jesh i pregaditur m moshë, që kur të fillonë në mësimee të munë të përballosh planin mësimor për klasën e parë, - shtoi mamaja.
- Albanit nu i mbushej mendja nga fjalët mamasë. Të nesërmen ai ishte zgjuar herët, i lau faqet u veshë dhe me shokët e lagjes, iku për në shkollë.
- Na paska ardhur dhe një shok klase, - tha mësuesi, tek po shikonte drejtë Albanit, që ishte ulur në bankën e fundit. - Si të quajnë, voglush? - pëti mësuesi.
- Alban, mësues, - u përgjigj ai.
- Sa vjeq je?
Fillimish, Ai nguroi të tregonte vitet, por pritja e mësuesit dhe heshtja e shokëve e shoqeve të klasës, sikur e detyronte të tregonte.
- Gjashtë, - foli me një gjysmë toni, Albani.
- hë, hë, - bëri në vete mësuesi, dhe për një qastë heshti. Alban, ti dhe këtë vitë, duhet të rritesh, ndërsa vitin tjetër, së bashku do te mësojmë në klasën e parë, - tha mësuesi.
Këto fjalë të mësuesit, e bindën voglushin, ai u kthë në shtëpi, i kërkoi të falur mamasë së tijë dhe i tregoi se vitin që do të vie i kisht premtuar edhe vetë mësuesi, se do ta pranonte në klasën e parë.

Shtatorë, 2000

1 koment: