24 dhjetor 2008

TREGIM-Gjaku

Gëzim AJGERAJ

GJAKU

Nën ankthin e dy djemve nëpër vijat e frontit të luftës, nëna e kishte marrë lajmin e vrasjes së gjyshes. Në një skaj të qytetit P, ku ajo ishte e strehuar nga flaket e luftës, jo shumë larg zonës së luftimeve, e kishte marrë lajmin e dhembjes. Ishte ende luftë, dhe brenga pe djemtë e sajë në vijat e zjarrit e gërryente. Ishin ditët dhe netët e ankthit të madh. Lajmet nga fronti vinin, se behej luftë për jetë a vdekje. Kishte ikur dita e katërt e asaj mizerje të madhe. Pikërisht asaj pasditeje, erdhi lajmi i zi. Gjithçka e kishte menduar atyre çasteve. Edhe vrasjen e mundëshme te djemve që nuk kishte asnjë lajm, apo edhe të rinjëve të fshatit kah luftonin nëpër vijat e frontit. Por vrasjen e gjyshes, nuk e kishte besuar kurrë. Dhembja e atyre çasteve, ia kishte vjedhë fuqinë. Një dhimbje plotë me plogështi e kishte pushtuar. Kujtimet bashkë me dhembjen për nënën, ishin mbytur në lot. Unë do të shkoj, - kishte thënë nëna atyre çasteve. Dhe kur e kishin pyetur; ku?. Tek nëna, - u kishte thënë dhe nuk kishte mundur ta ndalte kush. Pas disa orëve ishte gjendur pran varrit të sajë, të cilin ishin duke mbuluar ca bashkëfshatar. Lotin dhe forcën, atyre çasteve i kishte bëre bashkë. Tymit dhe flakës së kullave të Gjeqit, që po digjeshin, kishte arritur deri tek votra e shkrumuar, e fëmijërisë së sajë. Gjithçka e kishte shkrumuar flaka e luftës, pos mureve të gurta dhe gurëve të përgjakura të oborrit. Një krua gjaku kishte rrjedhur mbi kalldërmin e oborrit. Rrjedha e sajë ishte shtrirë teposhtë drejtë *rekës së vogël, që kalonte pranë shtëpisë. Lotët i shkonin teposhtë fytyrës, sa që gjakun mbi gurët e oborrit dhe mureve të shtëpisë, nuk mundë ta dallonte me hirin e flakëve të kullës. Ndiente një dhimbje të madhe, sa që vajet e saja s'pushonin. Gjaku i shtrirë oborrit, e trazonte. Nuk dua të shkelë askush mbi gjakun e sajë, kishte përshpëritur me vete dhe kishte mbushur ca kova uji nga *reka e vogël. Edhe gurët mundë ti shkulje nga oborri atyre çasteve, por gjaku i tharë i gjyshes, nuk shkulej. Ai i gjasonte rrënjëve të futura thellë nëpër gurët e oborrit dhe nuk lahej nga aty. Loti i nënës dhe gjaku i tharë i gjyshes së vrarë, ishin bërë bashkë. Është një sagë e madhe për ti thënë të gjitha. Terri që kishte filluar të binte pranë kullës së shkrumuar, ditën po e nxinte plote trishtim e plagë. Katundi kishte rënë në heshtje dhe po i numëronte varret e ditës që po ikte. As gjyshja më s'do të kthehet për ta ndezur oxhakun e votrës që kishte mbetur në këmbë, pranë kullës së rrënuar. Një natë plotë dhembje e trishtim po fillonte për nënën time, pranë gjakut të gjyshes.

Gjeq (Jeshkovë), 1999


http://www.metaforapoetike.de.vu/

Nuk ka komente:

Posto një koment