24 dhjetor 2008

TREGIME-Krismat e lirisë

Gëzim Ajgeraj


KRISMAT E LIRISË


VULLNETARËT

Thirrja e atdheut ishte shpërndarë në të gjitha skajet e botës, ndërsa pushkët e lirisë po thirrnin djalërinë shqiptare anembanë botës për t’ i dalë zot atdheut. Sepse dheu i Kosovës po digjej e përgjakej në çdo cep nga ushtria barbare e okupatorit serb. Shkrumbi e gjaku që derdhej damarëve të tokës sime e shpon dhembjen e çdonjërit shqiptar jashtë atdheut. Dhe djalëria militante tani po i ktheheshin atdheut, pushkëve të lirisë. Në korrik të nëntëdhjetenëntës i gjeti gati drejt Malësisë së Vërrinit. Gjithçka e kishin bërë gati, rrobat, armët dhe gjërat e tjera të nevojshme për udhëtim. Mëngjesi i së shtunës, i gjeti të zgjuar; gjatë tëtë natës ata nuk bënë një sy gjumë. Duam të çmallemi, thoshte Rexha, pastaj lufte është dhe kush e di a shihemi më, dhe nëse shihemi, vetëm në Kosovën e lirë. Kur i tha këto fjalë, sytë iu mbushen me lotë, vetëm në liri, shtoi Sabriu e Qaza që ishin bërë gati për nisje. Fokusi i kamerës, shënonte çastet e fundit të kujtimeve me vëllezërit dhe shokët në mërgim. Me t’u nisur shumicës iu mbushen sytë me lot, por secili mundohej të përmbahej përpara vullnetarëve të lirisë. Betimi në flamur, përpara nisjes, u dha forcë të gjithëve, ngaqë mu zemra e alpeve po niseshin trimat e atdheut me flamurin kuq e zi në gji. Televizioni zviceran shënoi edhe intervistën e parë publike.
Po shkojmë për të vdekur, tha Rexha. Për lirinë e atdheut, të djemve të Vërrinit shënuan fundin e nisjes së tyre vullnetare në rrugën e atdheut. Prapa tyre mbetën kujtimet e viteve në mërgim, që ndrynin në vete, duke u ndarë kush e kush me ata që kishin kaluar një kohë të gjatë; kish të atillë që nuk mund të rrinin pa qarë, në ndarje, por edhe gjatpëe rrugës. Atheu, megjithatë ishte pika më e dashur dhe vetëm ai mund t’ua lehtësonte dhembjen...
1998


PRITA

Kolona e të rinjve e kishte kaluar qindëshen, ndërsa karvani i kuajve mbi tetëdhjetë. Ajo zgjatej pa ndërprerë, derisa kolona me karvanin e kuajve kalonte fshatrave të Malsisë. Nata e qetë e verës së luftës, e shpërndante trokun e kuajve, nëpër pyjet që i visheshin bjeshkës përpjet dhe herë-herë ndihej ndonjë fjalë të ushtarëve, që bisedonin mes vete. Nëper këtë qetësi nate, hëna shpërndante dritën e saj bjshkëve, që ua ndriçonte rrugën ushtarëve të lirisë. Nga gumzhima e herëpashershme e zërave të tyre, prijësi i grupit kërkoi më tëpër qetësi, për shkak të përhapjes së zërave matanë shpatit, ku bënin roje kufitarët.
-Ju lutem për më tepër qetësi, tha ai. Sepse edhe ashtu troku i kuajve bënë mjaft zhurmë.
Një heshtje e plotë i kaploi të gjithë, vetëm troku i kuajve s'pushonte dot.
-Jemi grup i madh, foli ai përësëri, ka rrezik të na hetojnë.
Dikush pa i njohur rregllat e udhëtimit, e ndezi shkrepsën që të ndizte një cigare. Shkëlqimi i dritës u shpërnda mes grupit. Rafalet e rojave të kufirit, që u drejtuan nga grupi, nuk i dhanë mundësi asnjërit nga ushtarët as edhe komandantit që e drejtonte grupin për furnizim, për tërheqje vërejtje. Të gjithë bini për toke, u dëgjua një zë nga fillimi i kolonës. Vetëm kuajt që në lëvizje të pa- kontrolluara shpërndaheshin kodrave, ngelën në këmbë, ndërsa grupi i ushtarëve iu vesh kodrës. Krismat e armëve shpërthyen si një rrëbesh shiu, dhe përtej gjithçka pushoi.
-A jeni të gjithë?, tha komandanti.
Të gjithë ushtarët filluan t’ i tregojnë emrat, nëpër atë errësirë. Nuk mungoi askush. Vetëm disa kuaj të shtrirë që ende përpiqeshin lëvizjeve të fundit, nuk u zgjuan me dhe krismat e rojave të kufirit që nuk u dëgjuan më gjatë asaj nate. Grupi i furnizimit, e vazhdoi rrugën me betimin e dhën për sigurimin e armatimit, dhe mjeteve tjera për luftën çlirimtare.
gusht 1998


KUNDËRSULMI


Mëngjesi i gjashtëmbëdhjetë korrikut që kishte aguar plot shkëlqim, sapo kishte filluar t’ i ngrohte ushtarët që gjatë tërë natës kishin qëndruar nëpër pozicinet që e përkufizoin zonën e lirë të shpallur nga shtabi lokal i UÇK-së. Ata po i gëzoheshin ditës që po agonte plot diell e shkëlqim, gëzimi i tyre shihej buzëqeshjeve dhe ndonjë shakaje që e bëni me njëri-tjetrin. Lufta tanimë ishte bërë pjesë e jetës së tyre, ndërsa armët krahut pjesë e trupit të tyre. Pozicionet që e përkufizonin zonën e lirë, ishin stëpitë e tyre pa kulme ku e kalonin pjesën me të madhe të kohës në gjendje gatishmërie, gjatë gjithë kësaj vere. Ishte kjo përditshmëria e jetës së tyre nën emri e luftëtarit të lirisë. Zhurma e blindave të armikut, prishi qetësinë e ditës që sapo kishte filluar, ato po marshonin në drejtim të pozicioneve që e përkufizonin zonën e lirë.
- Po vijnë taket armike, bërtiti komandanti i kompanisë. Të gjithë nëpër pozicione, në gjendje gatishmërie, urdheroi ai.
Dhe e nxori radiolidjen ga rripi që e mbante lidhur për beli, për të lajmëruar komandën e shtabit për rrezikun e mundshëm të ndonjë sulmi.
- Komanda, komanda, u degjua zëri i tij. Artileria armike po marshon drejt nesh, e përcolli zërin përmes radiolidhjes.
- Këtu komanda, u dëgjua një zë, nga brendia e radiolidhjes dhe vazhdoi: Nëese hyjnë brenda vijës së kuqe që na ndanë me ta, hapni zjarr, derisa të vijnë përforcimet. Ede pa përfunduar fjalët që vinin nga komanda, një rrëbesh plumbash e ngriste dheun përpjetë përgjatë vijës së pozicineve, ku qëdronin ushtarët e lirisë.
- Kundërzjarr, tha komandanti i kompanisë.
Dhe plumbat vërshuan nga të gjitha anët e maleve që ishin nën mbrojtjen e ushtarëve tjerë. Dy nga ushtarët e armikut, që i përcillnin blindat nga anash ranë për toke. Matanë dukej vetëm zjarri i plumbave që s’i ndaheshin blindës dhe dheu që ngritej nga rrëbeshi.
- Jepni, trima, i inkurajonte ushtarët komandanti. Zjarrin mos e ndalni.
E gjithë bjeshka villte zjarr, në ndihmë ishin vënë njësitët që i prinin kompanisë, që i mbronte nyjet e rrugëve që shpienin në brendinë zonës. Ndërkaq kënga që kishte filluar, u jepte fuqi edhe më tepër utrimave të lirisë. Snajperisti që qëndronte pranë komandantit , nuk fliste dot asnjë fjalë, as këngën nuk e përcillte; ai ishte përqëndruar prapa dioptrisë së dylbisë që e mbante mbi pushkë, dhe i vëzhgonte lëvizjet armike matanë përroit, që e ndante vijën e luftës. Lëvizjet e tij të vogla, hetoheshin në majën e pushkës nga armiku matanë bregut. Komandanti i kompanisë, pasi e zbrazi një karikatore kundër armikut, e ktheu kokën nga e djathta dhe shikoi njëherë nga ai, nuk foli asnjë fjalë, sikur e kutoi se fjalët ndoshta do t’ia prishnin qëtesinë e tij përpara gjuajtjes. Gjithçka e mbylli në heshtje, deri sa armës se tij i ndërroi karikatorin dhe e vendosi armën mbi dheun, që i mbulonte ata përpara pozicioneve, edhe gjuajtjet i ndali, e dinte mirë, se atij i duhej qetësi dhe koncentrim në pikën e shenjestrës që vështronte. Një krismë e hollë që doli nga arma e snajperistit, mbi blindën që villte plumba në drejtim të pozicioneve të ushtarëve tanë, rrëzoi siluetën mbi blindën armike, dhe të gjitha krimat nga pala armike pushuan. Paniku që kaploi armikun, krijoi rrëmujë në palën armike, dhe artilerinë e tyre, që filluan të zbrapseshin, tek po i tërhiqnin zvarrë dhe dy trupat e ushtarëve të tyre të rënë prapa blindës.
- Të ndalet zjarri, dha urdhër komandanti. Kurseni municionin.
Dita e kundërsulmit rrodhi brenda gëzimit të fitores mbi armikun, dhe përgatitjes për beteja të reja.
korrik 1998


ÇLIRIMTARËT


Dritëdielli sa po i shpërndau rrezet, mbi malet e mbuluara me borën e fillimmarsit që shkrihej ngrohtësisë së pranverës që po vinte. Komandanti i kishte rreshtuar ushtarët e tij dhe po u caktonte detyrat e ditës që po fillonte. Ai po e kontrollonte gatishmërinë e secilit nga ushtarët dhe gjendjen e tyre fizike, ndërkaq për peshën e detyrave që do t’ ua ndante nuk ishte edhe aq problem. Ndërkaq, ata që gjatë tërë natës kishin bërë roje, duhej të zëvendësoheshin për të pushuar ca natën. Një zë që erdhi nga fundi i fshatit, e tërhoqi shikimin e të të gjithë që i pritnin detyrat, ndërsa komandanti bëri disa hapa mbrapa dhe shikimin e përqëndroi tek vasha që po vinte drejt tyre. Kurioziteti e ngacmonte, ndërsa ajo gjithnjë e më tëpër i afrohej shtëpisë kazermë, ku ishin të vendosur ushtarët.
-Çka ndodhur? thirri me zë të lartë komandanti, kurse jehona e zërit u shpërnda teposhtë grykës prej nga lidheshin rrugët e fshatit. Ajo nuk po mund të përgjigjej, lodhja ia kishte marrë fuqinë, dhe me dorën që e shtrëngonte gjoksin, mundohej të ruate frymmëmarrjen, që ia kishte shpejtuar vrapi.
-Po vijnë ushtria armike, me tanke e blinda, erdha t’ju lajmëroj, mezi i nxori fjalët ajo. Ju lutem, më jepni dhe mua një pushkë, iu drejtua komandantit. –Të gjithë nëpër pozicione dhe detyra urdhëroi komandanti, ndersa ti, iu drejtua vashës, ke bërë punë të mirë për lajmin e sjellë. Tani tani do të isha lutur të largohesh nga zona, sepse këtu do të këtë luftë.
-Më vjen shumë keq që duhet t’ ua kthej urdhërat, por unë kam ardhur të luftoj bashkë me ju. Ju lutem me jepni një pushkë.
Komandanti duke e parë këmbëngultësinë e vashës, i zgjati automatikun që e mbante në dorë.
-Ja ia automatikun tim dhe këta karikatorë me fishekë. Ajo rrëmbeu armën dhe u nis vrapë drejt pozicioneve nga shkuan ushtarët tjerë. Krismat e tankeve armike të drejtuara në drejtim të pozicioneve të UÇK-së paralajmëruan fillimin e luftës së asaj dite të përgjakshme. Lufta s'pushoi deri në mesin e natës që erdhi. Deri në plumbin e fudit luftuan tre njësitet kundër tremijë e tetëqind ushtarëve dhe arltilerisë armike në mbrotjen e trojeve stërgjyshore. Borën e pranverës e mbuloi gjaku, ndërsa rënia e tyre me shikimin kah dielli, e solli pranverën e lirisë në Kosovë.
1999


ARTA RANË ME KËNGË NË GOJË


Krismat e armëve mbyteshin jehonës që e përcillnin bjeshkët përreth fshatit. Ndërsa lufta që po vazdonte pa ndërprerë, mbillte vdekje kudo. Rruga e lirisë, e zgedhur nga ushtarët trima që luftonin për çlirimin e atdheut, hapej shkëlqimit të tyre nëpër vijat e frontit, kundër pushtuesit.
-Zjarr thirri komandanti, derisa hodhi bombën, në drejtim të tankut të armikut serb, që po u afrohej pozicioneve. Gjithçka u mbulua në flakë; tanku dridhi tokën rreth pozicioneve; jehona e krismës ndërkaq mbushëlloi malet. Kënga që buronte nga zëri i hollë i komandantit, vazhdoi pas jehonës së krismave. Ndërsa vargu: “Bini djema gjithë sa jemi, luftën mos me e ndalë”, u shpërnda pareshur tek ushtarët e lirisë, të cilët e përcillnin nga goja e tyre, bashkë me krismat. Dhe vargu i këngës vazhdonte: “T'gjithë së bashku për atdhe, jetën kem me dhanë”. Mesit të krismave të pushkëve, kur jehona e tyre tretej në zemrën e maleve, ritmi i këngës përhapej me jehonën e valeve që mbushëllonin malësisë, dhe me vete bartnin moralin e lartë të forcës dhe të luftës për lirinë e atdheut. Dhe kënga s'ndalej, buqimës së krismave të pushkëve, që e përcillnin ritmin e saj. E tërë ajo ditë pranvere me malet e veshura me borë, e treti këngën dhe gjakun, të atyre, që i falen shkëlqimin atdheut.
Malësi e Vërrinit, 1999


TROLLIN NUK E LËSHOJ


Ditën kur e arratis pyllit përpjetë mendoj me vete se bota u rrotullua e ra mbi të, ndjehej shurdhër nga zhurma e artilerisë së akupatorit që granatonte pandërprerë shtëpitë e fshatit. Ktheu, edhe njëherë shikimin mbrapa e me vete tha: “Tërë jetën punova e për pak minuta m’i mori të gjitha zjarri”. Më tej jehona e krismave shpërndahej shpatit përpjetë si një rrufe, që mbytej brenda tymnajave të zhurmës së zjarrit, e atij i dukej sikur i vlonte truri nga ato krisma. Jeta s`qenka asgjë, më mirë do ta pija helmin sesa të largohem, tha me mllef.
- Unë do të kthehem, iu drejtua plakës, nuk me bëjnë këmbët, pastaj ç`më duhet jeta mua, më mirë të vdes në oborrin tim, sepse aty edhe vdekja ka kuptim, ndërsa shikimi i tij tretej andej nga tymi i kullës matanë shpatit. Këmbëngultësia e tij ishte më e fortë se sa kërkesa e plakës, që e shoqëronte gjatë kthimit. Kanë një besë këto troje, tha me vete, po ku më zuri në këtë moshë kjo e mallkuar luftë, e ngushlloi veten. Mosha që ia kishte përpirë fuqinë i shihej kudo rrudhave të ballit të tij, dhe duarve, ku shtrëngonte shkopin, që shpeshherë e quante këmba ime e tretë. Ndërkaq, lutja e tij ishte që plaka të vazhdonte rrugën me gratë dhe fëmijët e tjerë drejt malit. Mirëpo ai e mori vetëm një përgjigje : “Unë nuk të lë vetëm, do të vdesë me ty”.
Kthimin drejt lagjes që po i dilte flaka nga të gjitha anët, nuk e dinte as vetë sesi e kishte bërë, vetëm fati e kishte shpëtuar nga granatat që binin pandëprerë. Pastaj hyri në bodrumin e shtëpisë, që po i dilte flaka në katet e sipërme dhe nga dyert e dollapit në murët e shtepisë e nxori armën e tij, që e kishte ruajtur me dekada. Prapë të erdhi dita moj e uruar, përshpëriti tek po e rretullonte në dorë, ty dhe mua s`na hiqet qafesh ky armik, e dinë ti mirë çfarë do ai. Për një çast iu kujtuan vitet e rinisë, kur ishte luftëtarë i ballit, kujtoi ato vite dhe mallkoi kohën, që kishte rrjedhur pas asaj lufte, mallkoi tradhtitë që ishin bërë, komunizmin dhe mirë që erdhi kjo ditë, fliste me vete. Doli në oborr dhe me mllef, tha se këtu do ta presë hasmin.
- Nuk kam ku të shkoj nga këtu, tjetër shtëpi s`kam as tjetër atdhe.
Plaka ndërkaq mundohej ta shuante zjarrin me ca kova ujë .
- Lëri të gjitha, moj plakë, ato do të digjen se do të digjen.
Dhe ditët e qeta që kishin rrjedhur më pas, përpara trupit të kërrusur të plakut mbi armën e tij, i kishin gjetur edhe dy policë të armikut të shtrirë për toke, në oborrin e shtëpisë.
1999_


http://www.metaforapoetike.de.vu/

Nuk ka komente:

Posto një koment