MALL E VARG
Në tavernën plotë kristale
cakërroj ditën në mërgim
përmbi letër derdhë vargje
ështe dhimbë e shpirtit tim
Duke e pritë një ditë të bardhë
Ate ditë plote shkelqim
Të ia largojë vargut këtë mallë
mu në zemër te vendit tim
E zbres diellin mbi tryezë
të ma e ngrohë dhe këtë shpresë
vargut tim plotë përmallim
ti bëjë udhëve dritë shkëlqim
dhe kujtoj vitet e shkuara
se si rrodhën nëpër mallësi nje lumë i trazuar
kur vërshonë e s'ka të ndalë
Një ofshamë nga thelle buronë
del nga shpirti i përmalluar
përmbi letër më ndalonë
e merrë udhë vargut të shkruarë
merrë me vete shumë dëshira
që më vlojnë këtu në gji
dergjemi pritjes për ditë të mira
këtyre moteve në arrati
këto udhë pa mbarim
dy dekada kur i kam nisë
janë bërë lotë i vargut timë
mallë i fjalës, e vetmisë
janare, 2007
DIMËR I VONUAR
Ja po ikën dhe janari
borë e parë sa ka ardhë
dimri nisi për së prapmi
pa rbitër qiellit te bardhë
bjerë borë fjolla fjolla
mbi qytet e zbardhëlluar
gjithqka zbardhi mbi kopshtije
edhe lulen e vonuar
ra dhe mallë i shpirtit tim
mbi asfaltin e zbardhuar
diku largë në mërgim
këngë malli duke kënduar
ky janarë me plotë dëshira
prapë më gjeti në mërgim
ikin motet permallimit
borë e pare mbi flokun tim
24 janar 2007, Zvicër
MALLË I PA SHUAR
S'ështe mallë i përenduar
Mallë i vashës sy të shkruarë
Faqe kuqe buzë shkrumuar
Mallë që vretë ikjes së shkuar
Vjen e zgjohet në pranverë
Kur mbushëllojnë lulet me erë
Vjen e shtrohet në mes të mallit
në të dyzetën pranverë
e më gjen të përmalluar
udhëmërgimeve të harruarë
zëri i sajë mallë trazuar
prapë më bënë të rinuar
shkon e vjenë vjen e shkon
pëllumbeshë qiellit të bardhë
e më zgjon më rinon
shpresën time e mbytë në mallë
pranverë, 2007
NOSTALGJI
më vjenë pranverës i përmalluar
me sytë e zi qerpikë rënduar
thellë në zemrën e lënduar
e më gjenë përvëluar
Ai lotë në sytë e tu
që gremiset sikur shi
lum rrjedhë para meje
e më zgjonë nostalgji
flokut tënd por si ar
derdhet erë e mallit tim
e unë kujtimeve ziliqare
i marrë vitet në përqafim
ikn motet mallit tënd
fatit tonë të mallkur
ti atje e unë këtu
kujtimet tona i mbajmë në duar
ah, pranverë mallë trazuar
2007, Zvicër
KOHA MA VRAU IDEALIN
Koha ma vrau idealin
me të cilin doja të vdisja dikur
ndihem i thyer
ditëve të iris së rreme
me se ta ushqeje idealin
kohë mashtimi
ku gjithqka i ngjanë coptimit
ideali ka mbetur hije prane një ëndrre
neper memoaret e shpirtit
tek mbledhe copezat e thyera
të dhembjes
shumqka ndodhe pë rreth
si t'mos ndodhë asgjë
statuje e ngrire
më është bërë ideali
atëdheut ia numroje rënjet
guret e gjeografive te copëtuara
ku ndahen hartat
me së ti qep tirqtë e arbëri
për se ma vratë idealin
2007, shkurt
SHPRESË E THYER
Udhët përditë përmallen
nje jetë në binare ikjesh
sa etje për fjalën mirëdita
të sosë
s'kanë udhët
rinisë...
nota dhembjesh bien kujtimeve
ku ta gjeje shpresën
kësajë pranvere...
unë moti kam vënë kurorë me udhët
fundin një zot e di
pranverë, 2007, Zvicër
MBI KALLDERMIN E JETES
Eci kalldermit te jetës
me zjarrin e mallit në gji
mbi kronika ikën dit
Qfrë t'i jpë fjalës
pos mallit dhe imazhit alpik
Me së ta shuajë etjen e vargut
kur më mungoe gjuha e Naimit
I huajë mes të huajëve
me shpresën e kthiit në gji
i ushqejë motet
e përmallte dhe kjo ditë
buzë liqeit në Buchs
Zvicër, 22 mars 2007
DHIMBJE E FJALË
Verdhësi e brishtë mbi fjalë
mes përmes qan ashtin e dhimbjes
dritëbardha e vizatuar mes shpresave
ha përditë siluetat verdha të pikëllimit
mbi fjalën e pa thënë ra verdhësi
digjet shkronjat pran imazhit pa shpresa
me shafranin e pelinit
ditës ia pijmë helmi mes qytetit
dhe fjala e pa thënë vlonë mes gjoksit
mik i dashur
s'desha të ia japë fjalës
pelinin e kohës
as imazhin verdhë të këtijë qyteti
ajo ra mes nesh u bë
dhimbje fjalë
Prizren, gusht 2006
HIJA E FJALËS SË BUKUR
Është freski flladi kur ajo është e bukur
shkëlqim i zemres plotë ngrohtësi
nën hijen e mallit flatron si një flutur
dhe thithë nektarn kujtimeve
në bebzat e një luleje
përkundë aromën e ëndrrave
e rritë si fëmijë fjalën
në vargë e në letër
merrë bekimin e përjetësisë
prill, 2007, Zvicër
PIKAT E MALLIT
Stë vura në pritë më erdhe në ballë
mbi rrudha vërshove e etjen ma kallë
trazuar ndër mote diku në largësi
një etje e trazuar plotë pika në shi
E lodhur ndër mote kënga e ime e parë
ah si zemra e jote e mirë e bardhë
ndezur etja e ime mallit përvëlonë
një dëshirë e moqme etjen e trazonë
Ti pikë e mallit nga do më ndjek pas
S'pushoi ndër vite përherë me ty flasë
i shposë kujtimet dhe i përqafoi
pikave të mallit ballin ua miklojë
U flasë me shumë etje dhe plotë dashuri
ti etje e moqme përvëlon në gji
aromë manushaqeje pikë e trazuar
të kam zjarrë me vete përjetë e pashuar
20. 7. 2007, Zvicër
DHUNË
Ra ajo fjalë na erdhi mesjeta
Me zjarr e hekur zbritë apokalipsët
Kodrat u ndrydhën varreve
Një mit zbriti nga legjendat
E u bë mburoje historisë
Emri hyri pavdeksisë
Në bonca gjaku u mbytë fundëshekulli
Për fusha e lulëkuqe fletë historia
Në majë tytash u varë liria
Veriu i zi i theu dhëmbët
Këtijë fundëshekulli në dardani
Prizren, 1999
KRONIKË MALLI
Nën thembrën e ditës së pestë ndrydhet java
tek thyhen eshtrat e zbresin dhembjet
Lodhjen e mbledhim në një pikë
Mbrëmjes ia pimë pelinin e mallit
e i thurim këngë atdheut
me pika loti ia freskojmë ballin
M natë tymosim tavernat
dehim ëndrrat e mashtruara
Ikjeve plotë udhë
Ballin e moteve e flladisim ëndrrave
Tek ushqejmë shpresat e kthimeve
Miku imë bashkëudhëtare
Udhët jan bërë kronika malli
Zvicër, 2007
PUSHTETI I DHELPRAVE
Në mbretërinë e kuqe dhelpra qe bërë mbret
S'Kish kush ti del para në "torishtën e vetë
Kush e ngriste kokën në pyllin plotë tendencë
Mbretëria dhelpër me shkop në vigjilencë
Zgjati kjo mretëri me vite e dekada
Lojëra prapa shpine e përplotë rrokada
Por mbretëria dhelpër s'dorëzote pushtet
Shkopin dhe karoten në dorën e vetë
Ndryshuan shum kohët sikur për qudi
Pingul nga pushteti ra dhe kjo mbreteri
Dolën të pa larat e zezë e bardhë
Mbretëria dhelpër sa heq ra në hall
U strukën e ikën keq u shpartalluan
Hynë në mesin tonë kokat i shpetuan
Priën muaj vite e pritën me ditë
Shuemë shpejtë u gjetën sërish në pozitë
Një pjesë ishte trembur nga hija e vetë
Nga largë diku udhëve ushqente pushtet
Besa mirë u shkoi dhe kjo mjeshtëri
Pushteti i dhelprave dredh për mrekulli
Dikush një ditë tha; mirë e kaluan urën
Ah, këto dhelprat tona e kan nderruar lëkurën
Kan veshur gëzof e jan berë nuse
Ja po ato dhelpra të kohëve te kuqe
2007, Prizren
DETI
Zhytem në ty
E ti më hedh përtej me valë
ti i jepesh erërave
valë valë
unë hidhem në ty
e ti prap më gjuan me valë
ku ta freskoi zjarrin
dhe etjen për ty
etja e ime plotë valë
Bibione- Italil 28.qershorë 2007,
DITA NË KOKËN E ADRIATIKUT
Dita piqet në diellë
dhe lëkura e ime
një puhizë flladi nga koka e adriatikut
si flladë vere mbi kokën time
Vetem unë e deti
Ia shuajmë vapën e ditës
Bibione-Italil 28 qershor 2007
TË FALA
Pak mallë miqtë e mi
pak mallë
Ju atje e unë këtu
i huaj mes të huajve
etja për fjalë shqipe më dogji
si zharri i diellit te qershorit
pak freski deti dhe mallë
miqtë e mi këtu e në Kosovë
Bibione-Itali, 28. 6. 2007
23 dhjetor 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment