23 dhjetor 2008

Gëzim Ajgeraj - Poezi

Gëzim Ajgeraj

POEZI

RITAKIMI ME SHOKËT PAS PAVARESIS

Pranvera na gjeti qytetit te besës
Tek çmallnim mall e gëzonim lirin
Me më të shtrejtit miqtë e pendës
Ia thonim vargut për pavarësinë

Një mal urimesh për njëri tjetrin
Ta gëzojmë shokë dhe ndër brezni
Ju që i ruajtët besën atdheut
Gëzuar Kosovën me pavarësi

Lavdi të rënëve lavdi u thamë
Për ideal e për atdhe
Ti nderojmë sot ata që ranë
E të ndërtojmë Kosovën e re

***

Motet idealit i rikujtojmë sot
Kur na ndrydhej fjala e vritej dëshira
Vitet e robërisë plotë plagë e lot
Kur vritej shpresë e ëndrrave të lira

Çdo ditë për Kosovën kërkonim liri
S'durohej barbari ish e zezë robëria
Kush mundë ta duronte barbarin e zi
Kur çdo ditë shesheve rridhte gjak liria

Mirë që erdhi dita e gjëmuan malet
Idealit tonë shkrepat mbushëlluan
Barbarit të veriut ia shqyem maskat
Përtej trojeve tona atë e dëbuam

Urime ju shokë të mirët e mi
Urim për lirinë në Kosovën e re
Gëzuar, gëzuar sot pavarësinë
Të gëzojmë të gjithë, ka dritë dhe për ne

Shkurt 2008, Prizren

FRYMËZIME NGA QYTETI IMË

Nga fryma e jote në këtë pranverë
Nxora frymëzimin e u bë varg
Të shoh të gëzuar si asnjëherë
Qyteti imë frymëzim i artë

Në sheshet tua e mblodha lavdinë
Tek po shëtisnim bashkë Historisë
I bëra bashkë më dha trimërinë
Qytet i besës e i lashtësisë

Bartë nëpër shekuj një ideal
E nëpër breza plotë krenari
Në një kuvend një moti të artë
Dritë të ardhmes atdheut liri

***

Kush piu ujë në krojet tua
Mbeti i bekuar gjithmonë për jetë
Me freski Sharri etj ju shua
Qyteti i bardhë freskia vetë

Kur piqet vera e djeg balli
Fshihemi pranë Rrapit shekullorë
Lart tek Marashi buzë Lumbardhit
Zbresim freskinë e bjeshkëve me borë

***
Plotë me flamuj të gjeta veshur
Tek gëzon lirinë e pavarësinë
Njerëz të gëzuar e të buzëqeshur
Brezi që i solli atdheut lirin

Mes Shatërvani ia marrim këngës
Gëzojmë me ditët e lirisë
Një tufë me lule pranë të rënëve
Nderim të shkuarës dritë ardhmërisë

Mbi hark të Urës me dorë mbi vetull
Shpalos pejsazhet e bukurinë
Qyteti i lashtë qofsh i bekuar
Në sheshet tua gjeta lashtësinë

Prizren, mars 2008

KUR MË MUNGONI

Kur më mungoni njerëzit e mi
E shpalos mallin e ndërroj fjalë
U falë nga zemra plotë dashuri
Një mal urime rrjedhin në varg

Shpalos kujtimet moteve te shkuara
Kur për atdheun kërkonim dritë
Me këngët tona të ndaluara
Ia them plotë mall të bardhës dite

Çmallem me ju nëpër këtë mall
E ia marr vargut fjalës plotë rritë
Gëzoj pranë jush lirinë e ardhë
Uroj për ju mirësi çdo ditë

***

Këtej nga Alpet kur ju kujtojë
E freskoj ballin tek mbledhi mall
Uroj atdheut me ju gëzoj
Për pavarësinë që sa ka ardhë

Sa më mungoni këto ditë të bardha
Ju dhe Kosova atdheu imë
Na mbyti pritja kthimeve të pa ardha
Mallkojm këto udhë dhe këtë mërgim

Ju s`na kuptoni sa kemi mallë
As s`na besoni sa djegin udhët
Populli ynë e thot një fjalë;
“I nginti s`njeh, barkun e hunët”

Të jesh i huajë e pa atdhe
Në vend të huaj ku kush s`të do
S`të pranon kush as nën një strehë
Klasës së dytë gjithmonë i takon

Se guri i rëndë peshon në vend të vet
Ma mësuan udhët dhe ky mërgim
Ti dhe gjeni këtu të jesh
I huaj je s`ka mirëkuptim

***

Ah, sa mungoni për ju kam mall
Ju dua shumë njerëzit e mi
Me ju thur ëndrrat e thurë varg
I falë Kosovës plotë dashuri

Mars, 2008, Zvicër


KTHIMI I PËRMALLSHËM NË ATDHE

Po kthehem atje atje ku u linda
I thyer i vrarë shkrumuar në mall
Një ditë të bardhë që aq shumë e prita
Shpresa për kthim që më mbajti gjallë

Po kthehem plotë shpresë e plotë nostalgji
Për malet e fushat e atdheut tim
I ruajt në zemër me plotë dashuri
Ushqyer plotë mall atje në mërgim

Po kthehem përmallshëm me shpresa të arta
Dashuri e mall bashkë pranë i mbaja
I ruajta të freskëta nëpër shumë dekada
Të mi lëndoi kush kurrë nuk ia fala

Nuk ka komente:

Posto një koment