24 dhjetor 2008

TREGIM-Pamje e verdhë

Gëzim AJGERAJ

PAMJE E VERDHË

Sapo e porosita kafen e mëngjesit, erdhi lypësi i vogël. Në njërin skaj të Shatërvanit të qytetit, ku isha ulur , jo shumë larg kroit, një dorë e zgjatur kërkonte lëmozhë. Kurrë s'do të kisha pier kafe, vetëm të mos ta shihja atë dhembje të njomë. Atij çasti të mallkuar ta pija pikëllimin e asaj pamje të verdhë, skish me keq. Pikërisht atyre çasteve, rashë në amullinë e vargjeve Migjeniane, që nisën të rrjedhin një nga një. Është një ndjenjë e dhimbëshme kur i kujton; "Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tan jetën e vet derisa të vdesin". Është ndjenjë e dhimbshme, ti përjetosh ato. Aq më e dhimbëshme ti jetosh. Një përjetim i atyre çasteve, është një zgjim i dhimbshëm. Ndjenja humane që kurrë s'më kishte munguar nisë e zgjohet. O zot, thashë me vete. Një dorë e vogël që kërkon mëshirën e lëmoshës, i gëzohet humanizmit. Në tavolinë isha fill i vetëm. Kafeneja gumëzhinte bashkë me njerëzit që kalonin rrugëve të qytetit. Përtej vitrina të mbytura në shkëlqimin e arit. Zhurma makinash që shpojnë kupën e qiellit dhe këngët e muzikës pa nota. Xhami e kisha që ftojnë njerëzit në lutje. Në këtë farë përzierje kisha humbur i tëri. Shfletova gazetën, ta mashtroja veten me gënjeshtrat e politikës, por më dhimbënin sytë. Se si më ngelen ata sy të vegjël me atë fytyrë të verdhë e thatake dhe ajo dorë e vogël e zgjatur, brenda kujtesës sime. Nuk mundë të qetësohesha. Doja të shkruaja diç, por dora nuk më bënte. Lypësi i vogël, që shkonte tavolinë më tavolinë, ma kishte vjedhur disponimin e asaj dite. Pamja e tij e zbehtë më tërhiqte gjithandej nga shkonte. Çastet ishin ngrirë brenda dhembjes dhe zemërimit për kohën brenda të cilës përpëlitemi. Dhembja më kishte zbehur të tërin. Kafenë e piva bashkë me pelinit asaj dite plotë verdhësi.

Prizren, Gusht, 2005


http://www.metaforapoetike.de.vu/

Nuk ka komente:

Posto një koment