31 dhjetor 2008

Tregime për fëmijë nga Gëzim Ajgeraj

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu

www.gezimajgeraj.blog.com


LOTËT E ARDIT

Nisja e aeroplanit dhe ngritja e tijë drejtë qiellit, herë pas here po e shqetësonte Ardin. Ishte hera e parë që po fluturonte me aeroplan. Babai i tijë prej vitesh gjendej në mërgim dhe këtë vitë përfundimishtë kishte vendosur ti merrte me vete në Zvicër Ardin e Tanin dhe mamanë e tyre. Ai ishte ulur në ulësen e aeroplanit afër një dritareje të vogël dhe vazhdimishtë shikonte përtej krahëve të aeroplanit që i gjasonin krahëve të një shqiponje. Aeroplani sa po ishte ndarë nga pista e aterimit dhe po i merrte lartësitë. Kjo po e bënte shumë kurioz Ardin që shikonte nga lartë. Prapa po mbetej aeroporti i Prishtinës ndërsa për rreth fshatrat dhe qytetet e Kosovës. Fushat plotë grunaja e lulkuqe mes tyre. Tymtarët e termocentralit të kosovës që po nxjerrnin shëlluga tymi drejtë qiellit përpjetë, kishin mbetur shumë poshtë dhe dukeshin si statuja të vogla në tokë. Aeroplni tani më i kishte marrë lartësitë dhe po vazhdonte fluturimin. Ardi që deri në ato qaste krahas gëzimit që e kishte pasur se po fluturonte për herë të parë me aeroplan, herë pas here e kishte ndier edhe një dozë frike. Megjithatë kurioziteti i tijë e kishte përqëndruar krësisht jashtë aeroplanit. Tani më që ishte liruar nga ajo dozë frike e oscilimeve të herë pas hershme të aeroplanit, duket se është qetësuar. U kthë nga mamaja e tijë dhe i tha;
- Mami, e shikon sa e bukur duket Kosova, - deri sa me gishtin tregues, drejtonte kah dritarja e vogël e aeroplanit
- Po biri i mamit, Ajo është shum e bukur, më e bukur nga të gjitha vendet e botës, - iu përgjegjë mamaja dhe i lëmoi flokun.
Ndërsa Tani që po rrinte ulur në ulësen tjetër të aeroplannit, po shikonte përtej dritareve dhe nuk po e fliste asnjë fjalë. Dorën e kishte vënë në faqe dhe ishete thelluar në mëndime. Ku ta dishë se nga kishte vajtur në ato qaste ai. Ndoshta mëndja i keshte ngelur tek shokët, gjyshja e gjyshi nga të cilët kur ishte ndarë, e kishin pushtuar faqeve pika loti. Gjatë gjithë rrugës nuk kishte folur asnjë fjalë më.
Nëna që ua kuptonte brengën, herë pas here ua lëmonte flokun dhe u thoshte:
- Do të kthehemi përsëri gjatë kohës së pushimeve.
Kjo nuk i nxirrte nga heshtja asnjërin nga fëmijët, që po i pushtonte gjithnjë e më tepër përmallimi.
Deri sa nëna po po i rregullonte ca plaqka në qantën e sajë, Ardi përsëri kishte humbur mendimeve përtej dritares së aeroplanit. Faqeve të tija po rridhnin lotë përmallimi. Vetëm atëherë kur i vuri duartë mbi faqe dhe filloi ti fshijë ato, nëna e kuptoi se ai po qante. Sa u pikëllua dhe ajo. E afroi afër vetes dhe e përqafoi.
- Do të kthehemi përsëri, e ngushëlloi ajo.
Ndërsa aeroplani, vazhdoi fluturimin e tijë, drejtë alpeve të Zvicrës.

1997

NË KOPSHT ZOOLOGJIK

Ka disa jave që Ardi e Tani, kan ardhur tek babai në Zvicër. Përmallimi i tyre për shokët e shoqet në Kosoë, për gjyshin e gjyshen, vendlindjen, sikur u rritet qdo ditë. Ata zgjohen të mërzitur qdo mëngjez. Vetëm kur humbin brenda obligimeve të ditës në shkollë, sikur qlirohen ca nga ai mallë. Në mbrëmje babai mundohet të u qëndrojë afër duku u munduar ti largojë nga ai përmallim, ndërsa për qdo fundëjavë i nxjerrë në shëti nër vende të ndryshme. Këtë fundëjavë ai u ka premtuar se do ta vizitojnë një kopsht zoologjik afër qytetit të Cyrihut. Ardi është zgjuar herët, e lau fytyrën dhëmbët dhe ëshë veshur. Edhe tani është zgjuar dhe po bëhet gati. Ndërsa mamaja e ka bërë gati mëngjezin. pasi e hëngrën mëngjezin, me veturën e babait udhëtuan për në qytetin ku gjendej kopshti. Gjatë rrugës Ardi disa herë e kishte pëtuar babain;
- Ka edhe shumë rrugë deri në kopshtin zoologjik?
Babai e kishte kuptuar se Ardin e ngacmonte dëshira për të arritur sa më parë në kopsht. Ai nuk kishte qeë asnjeherë në kopsht zoologjik. Në Kosovë nuk kishte asnjë kopsht zoologjik, prandajë nuk kishte pasur mundësi të vizitonte ndonjë kopsht. Ai gjatë gjithë rrugës u fliste për vendet e ndryshme, pejsazhet e bukura përskaj rrugëve, liqenet e shumta që i ka Zvicra etj.
- Ja arritëm, - tha babai, deri sa po e kërkonte një vendë për parkimin e veturës.
- Ua, - kërceu Ardi nga gëzimi dhe i ngriti duart lartë.
Edhe Tani u gëzua shumë, nga se dëshira për të vizituar një kopsht zoologjik e kishte ngacmuar gjithmonë.
Babai e parkoi veturën dhe të gjithë së bashku, u drejtuan drejtë hyrjes së kopshtit, i i nxori katër bileta dhe hynë të gjithë së bashku.
Ardi e Tani po nxitonin përpara mamasë dhe babait. Kurioziteti që sa më parë të shihnin se q'kishte në kopsht, po i ngacmote vazhdimisht. Edhe babai ndjehej i lumtur nga se sa do pakë kishte arritur të i nxirrte nga ai përmallim i atyre ditëve të para të ardhjes në Zvicër. Në hyrje të kopshtit shfaqej një mini liqe i vogël brenda dhe për rreth të cilit kishte plotë shpezë të ndryshme, si; pulëbardha, shota nga më të bukurat, dhe shum lloje të tjera shpezësh që ishte e vështirë të i njihje me emra të gjitha. Për qdo lloj shpeze, skajë liqeni ishte e vendosur një pllakë ku paraqitej lloji i shpezëve dhe emrat e tyre. Ndërsa Ardi dhe Tani po kënaqeshi nga këto pamje që po i ofronte kopshti. Përtej skajit të liqenit ishte një pishinë e delfinëve dhe një amfiteatër për publikun që po e përcillte lojën e delfinëve.
- Duam të hyjmë dhe ne, - ju lutë babait, Tani.
- Po, - i tha babai dhe preu edhe katër bileta për hyrjen në amfiteatrin e delfinëve, brenda kopshtit.
Kërcimet mbi ujë dhe pikat tjera të programit nga loja e delfinëve, i mahniti voglushët. Kurrë nuk e kishin ditur se një delfin mundë të jetë kaq i afërt me njeriun. Ndërsa lja e tyre dirigjohej nga një puëtor i kopshtit, i cili pas qdo loje i qëraste delfinët, me peshqë të vegjël.
Kur përfundoi loja e delfiëve, të gjithë e përcollën me duartrokitje fundin e programit edhe Ardi e Tani.
- U kënaqët? -i pëti babai të dy voglushët.
- Po, - u përgjigjën thuaj se njëzërit Tani e Ardi.
Ata vazhdua pastaj shëtinë e tyre nëpër kopsht. Ishte një pjesë e veqantë e ndërtuar për majmunët, që më tepër i gjasonte pamjeve të gjunglës, që voglushët i kishin parë në televizion.
- Ua majmunët, - tha Ardi i befasuar dhe vrapoi drejtë skajit të murit që e përkufizonte zonën e lëvizjes së tyre. Voglushët u habitën nga akrobacionet e tyre. Ndërsa njerzit që po shikoni për rreth, herë pas here u jepi gjëra ushqimore, si banane e gjësende tjera ushqimore.
Ardi që në xhep i kishte ca bobone, i nxori ato dhe nga afërsia përmes telave ua hodhi turmës së majmunëve. Kjo e gëzoi shumë Ardin. Shëtia e tyre nëpër kopshtë vazhdoi gjatë gjithë ditës. Aty kishte edhe luanë, ujq, ari, derra të egër, pastajë elefantë dhe qka jo tjetër. Të dy voglushët ishin mahnitur nga gjithë ato qfarë panë gjatë kësaj dite në kopshtin zoologjik të Cyrihut.
Rreth mbrëmjes ata u kthën të lumtur në banesën e tyre.
Edhe babai ndjehej i gëzuar, nga se të paktën kishte arritur të i largonte nga ai mallë që i brente voglushët.

1997, Zvicër


ARDIN S'E ZË GJUMI

Mesi i natës kishte ikur dhe Ardin ende spo e zinte gjumi. Herë majtas e herë djathtas rrotullohej në krahë nëpër shtratin e tijë dhe prapë spo e mirrte gjumi. Ishte përmalluar për shokët në vendlindje, për gjyshin e gjyshen. Kishte disa muaj që atijë i mungonte vendlindja, ndërsa malli sa ikni ditët e rritej. Edhe këtë natë atë sikur e ka pushtuar dhe nuk e lenë të flej. Janë kujtimet e vendlindjes që e trazojnë dhe nuk e lënë të mbyllë sy. Ka ditë dhe netë që malli për vendlindjen i trazohet si një lumë që se ndalë rrjedhën, por sa vjen e shtohet. Shtohet dhe malli i Ardit për lojën në vendlindje, shokët; Albanin, Flamurin, Artën, pastaj pë gjyshin e gjyshen që kanë ngelur ë vetmi atje në Kosovë. Janë këto kujtime që tan po i sillen vërdallë nëpër kokë dhe spo e lënë të vë gjumë në sy. Ai u zgjua nga shtrati dhe u afrua tek dritarja. E hapi atë dhe dy brrylat e tijë të vegjël i vuri mbi parmakun e dritares ndërsa duart i vuri në faqe dhe po e vështronte topthin e hënës lartë në qiell. Ajo po shkëlqente mbi shtëpitë e qytezës, ndërsa Ardi po përpiqej ta largonte mallin që e kishte pushtuar. Nga dhoma tjetër, babai e kishte dëgjuar kërcëllimën e dritares dhe ishte zgjuar.
- Ende ske fjetur? - u dëgjua zëri i babait tek dera.
- Nuk më merrë gjumi, baba! - u përgjigj Ardi trembshëm nga befasia.
Babai iu afrua ngadalë dhe filloi të ia lëmoi flokun, deri sa po shikonte andej nga po shikonte Ardi.
- Natë plotë shkëlqim, - përshpëriti babai.
- Po baba, - shtoi Ardi.
- Po ti tani duhet të fleshë, shpirti i babait, - tha ai dhe e mori përdore Ardin, deri tek krevati.
- Ti nesër duhet të shkosh në shkollë dhe nëse nuk flen, se përballon dot ditën, - vazhdoi babai, tek po e mbulonte Ardin.
Babai e kuptonte mirë mallin e Ardit ndaj edhe brengosej shumë. Munohej të ia lehtësonte atë mallë, me shetitë e dryshme gjatë fundëjavës vizitat, por e kishte shumë të vështirë. Ai gjatë i qëndroi pranë shtratit Ardit deri sa e zu gjumi.

1997, Zvicër


GABIMI I DRILONIT

Driloni,Artani,Vjosana,Ardiani, janë që prej dy vitesh bashkë, ata kanë ardhur me prindërit e tyre këtu në mërgimë dhe jetojnë në një qytetë.
Qdo ditë shkojnë në shkollë bashkë, luajnë, mësojnë, bile edhe në grupin e recitatorëve janë të gjithë së bashku që prej dy vitesh.
Ata për qdo festë i pregaditë mësuesi i mësimit plotsues në gjuhën shqipe, ku me recitimet e tyre i kënaqin mërgimtarët tanë.
Edhe mësuesi është shumë i mirë dhe punëtorë, ai nuk përtonë fare, për qdo festë me grupin e voglushëve pregaditë recitime dhe këngë.
Para qdo koncerti ai u caktonë poezi fëmijëve, pastajë për qdo fundëjave mbanë pregaditje , që ditën e festës, fëmijët të dalin sa më të mirë.
Driloni – është anëtarë i grupit letrarë, por është ca i llastuar, shpeshë mungonë edhe në prova, bile një ditë i kishte thënë Vjosanës:
Unë jamë më i miri , recitatorë i grupit, mua s`më duhen pregaditje – i kishte folur me mburrje.
Të gjithë shokët kishin qeshur – ha ha ha
dhe ai ishte hidhëruar, e kishte ikur nga loja.
Fjala kishte shkuar edhe te mësuesi.
Një ditë para shokëve, mësuesi tha: të gjithë jeni të mirë, ndërsa ti Drilon je ca mburravec, por ti duhet ta largoshë atë veti, sepse do të të kushtojë në jetë.
Driloni, nuk foli gjë, vetëm e uli kokën në bankë.
Mësuesi, për mungesat e tija i kishte treguar edhe babait të Drilonit, bile babai i kishte thënë se:
Ai nga shtëpia niset e më thotë se shkova në prova dhe ikë me biqikletën e tijë.
Kështu mësuesi e kishte zbuluar se edhe babain e kishte gëjyer, bile ishte nevrikosur shumë.
Porë asnjëherë mësuesi nuk e kishte larguar nga koncertet, duke shpresuar se Driloni do të përmirsohet.
Erdhi dita e 28. Nëntorit, të gjithë fëmijët ishin veshur bukur dhe ishin bërë gati për në festë, secilit i dridhej zemra se cili do të recitojë më bukur, kush do të prezentohet më mirë para masë së tubuar në sallë.
I pari në skenë duhej të dilte Driloni, pasi që spikeri e kishte paralajmëruar emrin e tijë. Ecte Driloni me mburrje drejtë binës, bile para se të filloi të recitoj, harroi fare të përshëndesë siqë e kishte mësuar mësuesi dhe ja filloi vjershës:
28. nëntori
në sheshin e Vlorës
ka festë Shqipëria
aty ka dalë sotë
e tërë arbëria
u dukë sikur i ngeli në fytë, filloi ti rrudhë krahët, shikoi disa herë majtas dhe djathtas, por si kujtohej se si kujtohej vjersha.
Në sallë plasën duartrokitjet e të pranishmëve.
Driloni kokë ulur u largua nga bina dhe posa doli prapa perdes ja plasi vajit.
Ju erdhi shumë keqë edhe shokëve, të gjithë e rrethuan por nuk kishin fjalë që ta ngushëllonin.
U afrua edhe mësuesi, mos qajë Drilon, herën tjetër do të pregaditesh më mirë dhe sDo ta harroshë më kurrë, filloj të ja lëmoi flokët mësuesi, duke u munduar që ta qetsojë.
Më falë zoti mësues, unë më asnjëherë sdo të mungojë në prova, do të jemë më i rregullt dhe të betohem se do të mësojë më mirë, - sikur gjeti forcë Driloni dhe u qlirua nga fajsia që e kishte bërë.
Të lumtë Drilon- foli Vjosana.
Të lumtë- i thanë edhe Artani dhe Ardiani, bëre mirë që gabimin e pranove edhe para mësuesit, dhe u kapën në përqafim të gjithë shokët.
Ashtu pra, ju tha mësuesi, për festat tjera do të dalim edhe më të pregaditur.
Dhe njëmendë ashtu ndodhi, Driloni më asnjëherë nuk mungonte në prova, edhe me shokë ishte shumë i sjellshëm, bile në konkursin e recitatorëve që u organizua në qytetin tonë , për nderë të flakës së janarit, ai e zuri vendin e parë dhe mori një komplet librash si dhuratë.

Zvicër, 10.02.99.

FOTOGRAFIA E GJYSHIT

Në vitrinën e dhomës së ditës, ku babai i Ardit ruan shum gjëra te qmueshme muzeale, si dhurata, stoli të gravuara nga mjeshtër të nryshëm, kupa futbolli etj, aty pranë e ka vendosur edhe fotografin e gjyshit. Plaku plisbardhë dhe me flokë të thinjura si bora e sharrit, me rrudha në ballë, i fiksuar në fotografi, është gjyshi i Ardit, për të cili ai ndjenë shumë mallë. E kujton se kur ishte në Kosovë, ai e donte shumë, ulej i tregonte përralla kur ishte i vogël, i jepte bonbone e qokollata, shpeshë i blente edhe rroba, nga se babai ishte në mërgim. Këtë përkujdesje të gjyshit, ai e ruan me shumë respektë dhe sa herë që ofrohet tek vitrina, ndalet dhe e shikonë gjyshin në fotografi. Kjo e mallëngjen së tepërmi nga që nganjëherë i mbushen sytë lotë.
Sa kalojnë ditët gjithnjë e më shpeshë afrohet tek portreti i gjyshit. Mamaja e ka vërejtur se Ardi gjithnjë e më shumë ndien mallë për të.
- Të ka marrë malli pë gjyshin? - e pyeti një ditë ajo, deri sa Ai po shikonte në drejtim të portretit.
- Ai pohoi vetëm me kokë dhe nuk foli asgjë. Një mallëngjim nga brenda sikur e shtynte në vai, sikur nuk gjente forcë të fliste se mundë të i dilni në lotë.
- Së shpejti do të vijnë pushimet dhe ne do të shkojmë në Kosovë, - foli nëna sa për ta qetësuar.
Ai vrapoi drejtë nënës e përqafoi atë dhe vrapë iku poshtë në oborrë të luaj me shokë.
Duket se fjalët e mamasë i dhanë shpresë dhe e gëzuan atë, prandajë dhe iku i gëzuar në lojë me shokët.

qershor, 1997

GABIMI I TONIT

Albani dhe Toni janë shokë të mirë, ata mësojnë në një klasë e janë nxënës të klasës së katërt, në shkollën fillore në një qytezë të Zvicrës.
Janë shokë të pa ndarë edhe gjatë kohës së lirë, në shëtitje, në mësime edhe në shkollë. Shpeshë ata shëtisin edhe me biqikleta shetitoreve të qytezës.
Ata qdo të mërkurë pasdite e kanë të lirë, nuk kanë mësim në shkollë, prandajë edhe shpeshë dalin shëtisin së bashku.
Një të mërkurë Albani erdhi para banesës së Tonit, e shtypi zilen dhe para derës qëndronte hipur mbi biqikletë.
Pasi doli Toni para derës,Albani i tha:Ton, pasi që sotë është kohë e mirë, unë mendova që të shkojmë në pishinën e qytetit.
Driloni ofshani një herë u ndalë ca dhe mendoi, kamë shum dëshirë , por nuk di fare notë, më e keqja se babai dhe mamaja gjenden në punë, e unë nuk i kamë pyetur fare.
Sa për notë, do të të ndihmojë unë- i tha me një farë krenarie Albani, duke rrahur gjoksin e vetë, eja të shkojmë.Fjalët e Albanit, ja thyen mendjen
Drilonit, shpejtë e shpejtë u futë brenda , i mori rrobat për larje, pastaj edhe biqikletën dhe ikën drejtë pishinës. Albani e njihte notin, pasi që në Kosovë ishte mësuar ujrave të Drinit të bardhë, sepse fshati i tijë gjendej afër lumit dhe noti për të ishte sportë i njohur, ndërsa Toni vinte nga zonat e thella të Malësisë së Vêrrinit, prandaj edhe nuk kishte pasur mundësi ku të moesohej notë.
Eja, eja, - e thirrte Albani, që notonte ujit të pishinës.
Kamë frigë, sprapsej Toni, do të provoj ku nuk është shumë thellë
Hidhu, unë do të të ndihmojë, hidhu.
Pas disa lutjeve të Albanit, Tonit sikur ju mbushë mendja, mori hovë mbi pushimoren e pishinës dhe u hodhë në ujë, por pa pritmas ai u fundosë në fundë të ujit.
Këtë fundosje të Tonit e kishte vërejtur me kohë edhe kujdestari i pishinës, i cili pa një pa dy u hodhë në ujë dhe e shpëtoi Tonin nga rreziku, pastaj e nxorri në skajin e pishinës e filloi ti japë frymarrje në gojë, deri sa Toni filloi të kollitej dhe të vjellë.
Për rreth tyre ishin mbledhur shumë njerzë dhe me keqë ardhje e përcillnin ngjarjen e Tonit. Pasi i zgjua dhe kaloi rreziku, kujdestari i pishinës, e mori me veturën e tijë dhe e solli në spitalë, kur mjeku e konstatoi se rreziku i kishte kaluar ai e solli deri në shtëpi, për të cilën edhe Toni tani më e kishte kuptuar gabimin, ju falemënderua shumë xhaxhi kujdestarit të pishinës dhe i kërkoi të falur me premtimin se një gabim të tillë më nuk do ta bënte kurrë. Për ngjarjen e Tonit u njoftua edhe babai me telefonë nga ana e kujdestarit të pishinës, i cili u shqetsua shumë dhe i qortoi edhe Tonin e Albanin, të cilët i dhanë fjalë se më kurrë nuk do të shkonin në pishinë pa prindërit dhe pa lejen e tyre.

1997, Zvicër


UDHËTIMI PËR NË KOSOVË

Ardi i vogël ka dy vite e gjysmë që jetonë në Zvicër,ai tani shkonë në klasën e pestë, ndërsa sivjetë për pushimet e tetorit , ka vendosur që me babain me mamanë e vëllaun Artanin ti kalojnë pushimet në
Kosovë. Pasi që atje edhe lufta ka përfunduar.Ka ditë që as gjumi nuk e zë, ai ka mallë për gjyshin e gjyshen , djalin e xhaxhait Durimin,për shokët e shkollës atje në kosovë, çdo ditë ai fletë për shokët, çfarë do të u dërgojë atyre për dhurata , si do të kalojë atje, shpeshë edhe humbet në mendime, dhe koha nuk i shkonë
çdo ditë i numronë në kalendarë dhe i thotë babait, sa të gjata më duken këto ditë,
ndërsa babai e qetsonë duke i lëmuar flokët dhe i jepë shpresë. Natën e fundit, përpara udhëtimit ai as që vuri gjumë në sy, gjithë natën këndoi në vehte, s`përmbahej do të nga gëzimi.Të nesërmen fluturimi i aeroplanit ja mbushi fytyrën me buzëqeshje, ai shpeshë e pyetë babain ; kemi edhe shumë udhëtim babi? dhe shikonë nga dritarja e vogël e aeroplanit.
Ja edhe pakë, sa të kalojnë dy orë dhe do të aterojmë në aeroportë. Pas dy orëve aeroplani ateroi në aeroportin e Shupit prej nga pastaj me autobusë vazhdoi rrugën drejt Kosovës.
Ardi çëndronte i heshtur, dhe nganjëherë pyeste babain: Kurë do të hyjmë në Kosovë.
Bjeshkët që e përcillnin rrugës gjarpërore, e sollën në hyrje të Kaçanikut, pa pritmas u thye heshtja. Ja Kosova tha me zë të lartë Ardi, dhe u gëzua shumë, i shihni ato shtëpi të djegura, erdhëm në kosovë - ju drejtua babait.Prej ku e di e pyeti babai ? Ardin sa për kuriozitet.Ja tha : kjo është kosova , këto shtëpi të djegura i shikoni, i ka djegur Serbia,unë i kamë parë në televizorë, të kujtohet babi ? pyeti ai.po, po tha babai, shikimi i tijë tretej atyre shtëpive mbi shpatije, të bëra shkrum e hi nga barbaria e armikut.A kemi edhe shumë rrugë babi ?e pyeti Ardi, deri në fshatin tonë.
Kemi edhe një orë , i tha babai.Vështrimi e tijë tani më ishte bërë i dhimbshëm,ai e mbylli gojën,nuk fliste fare më, ndërsa shikimin e mbante jashtë dritareve të autobusit, kah shtëpit e djegura. Edhe pse babai vazhdimishtë e ngacmonte ai nuk fliste fare,skenat e shtëpive të djegura që i çfaqeshin nga dritarja e autobusit,ja vodhën gëzimin e kthimit në atëdhe, kështu gjatë gjithë rrugës deri në fshatin e tijë ai nuk e foli as një fjalë më. Vrapi i tijë drejtë përqafimit të gjyshes, e mbushi lotë mallëngjimi atë, e përqafoi fortë gjyshin e gjyshen, sa u qmallën atë mbrëmje.
Tetor, 1999


GËNJESHTRA I KA KEMBËT E SHKURTA

Qershori është muaji i qershive.
Goni përderisa po luante me shokë, ishte ndarë nga ata dhe kishte hyrë në qershitë e xha sokolit. Ato ishin plotë kokrra të të kuqe. Ai shte ngjitur në pemë, kishte mbledhur kokrra qershie, bile kishte thër edhe degë, tek po mblidhte qershi.
Shokët e kishin qortur për dëmin, por Ai as që i kishte përfillur qortimet e tyre. Bile ishte lvdëruar karshi tyre se ishte më i zoti nga ta.
Rreth pasdites, Xha Sokoli ishte ankuar tek babai i Tonit për dëmin që e kishte bërë djali i tijë.
Ky gjest e kishte prekur thellë në shpirtë, xhaxhi Gimin. I kisht premtuar xha Sokolit se këtë problem do ta rregullonte.
Kur u kthë Toni në shtëpi, babai i tha: - Toni, xha Sokoli është ankuar se ke hyrë qershitë e tija.
Nuk është e mundur, - nguli këmbë Beni dhe hiqej sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Nga këmbëngulja e Benit, babai i tië ngriti dyshim edhe në tregimin e xha Sokolit. Megjithatë ai këtë dyshim nuk ia tha kujtë pos mamas së Benit.
Beni pasi ishte bindur se e kishte mashtruar babain, kishte kërkuar nga ai që ta lejonte të dilte në lojë tek shokët.
Shko, por ama kujdes mos më sjell ndonjë sherr ë shtepi, - e porositi babai.
Mos u brengos fare, - i premtoi babait, se nuk do të bënte asnjë dëm.
Beni iku në lojë për tek shokët dhe shoqet e lagjes. Në kodrën e fshatit, atje ku gjendej stadiumi i futbollit, po luin të gjithë shokët dhe shoqet e benit.
Beni, përpara se të hynte në lojë, iu lutë shokëve e shoqeve, që te mos tregonin askund, për dëmin e Benit.
Unë, nuk mundë ta gënjejë xhaxhi Gimin, - tha Vjollca.
As unë, - ia priti Ardi
As unë - tha Goni.
Ju të gjithë, nuk jeni shokë të mirë, - tha Toni i mllefosur, dhe iku drejtë shtëpis së tijë.
U ktheve, - tha babai, kur e pa benin tek po hynte tek porta e madhe.
Po, - tha Toni, me gjysëm zëri.
Nuk i gjete shokët?
Toni, e uli kokën dhe nuk foli asgjë.
Eja dhe ulu këtu tek ne, - e luti babai tonin.
Aty pranë ishte ulur edhe mamaja e tijë.
Toni, - tha babai, dhe për një qastë ofshau thellë. Ti më herët na ke gënjër dhe gati gati, më vure ne dyshim, rreth ankesës së xha Sokolit. Ai kishhte pasur të drejtë. Unë dhe mamaja, këtë e kemi zbuluar në rrobat e tu të shqëra dhe në dëllin e qershis, që ishte ngjitur nëpër rroat e tua.
Tek po i thnote këto fjalë bbai i Tonit, në derë u dukën shokët dhe shoqet e Tonit së bashku me xha Sokolin.
Toni u ndie ngushtë atyre qasteve dhe i kërkoi të falur babait, për shqetësimin që ia kishte sjellur. Ai i kërkoi të falur edhe xha Sokolit dhe shokëve të tijë. Ndërsa babait i premtoi se një gabim të tillë s'do ta përsërishtë më kurrë.
Xha Sokoli, ishte treguar zemërgjerë. Ai me vete kishte sjellë edhe një enë të mbushur plotë me qershi.
Pasi morën kokrra qeshie nga dora e xha Sokolit, të gjithë voglushët ikën për në lojë. Ndërsa xha Sokoli dhe xha Gimi, ndenjën gjatë duke llafosur në kopshtin e shtëpisë.

Qershorë, 2000, Vërri.

Nuk ka komente:

Posto një koment