FËMIJËVE JETIM
(Atyre fëmijëve që u vranë prindërit gjatë luftës 1998/99)
Mungon një dashuri nëpër rritën tënde
Si lulja në diell pa ujë përvëluar
për jetë një dëshirë do ta kesh në ëndje
Një fjalë që gjithë jetën ka për të munguar
Nëpër buzët tua do përzhitet shkrumi
për fjalën; babë o nënë e të butën dorë
Kaqurrelëve tua s`ka kush të ua fali
Veq një ledhatim ëmrën të ua ngrohë
Ndoshta vjen një ditë në gëzimet tuaja
Atdheu krenarë në liri do të u mbajë
Një ditë gjithë së bashku nëpër dasmat tuaja
Mallin e ledhatimet brezave për të ua falë.
Prizren, 2000
23 dhjetor 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment