23 dhjetor 2008

Poezi - Gëzim Ajgeraj

Gëzim Ajgeraj

PIKON ETJA

Varur teposhtë strehët pikojnë stalaktiteve
Dimri loton me ngrohtësin e erës
Poshtë tyre acari ngritet stalagmiteve
Dimri nuk i dorzohet pranverës

Pika të tjera ikin përtej
Erës tej i tretë bora
Loti i dimrit fshihet nën dhe
Kur e shtrydh të mërdhinë dora

Këtij ekuinoksi po e kërkojë diellin
Ta ngrohë shpirtin e etjen plotë mall
Këtu larg në këto dite prilli
Pikojnë Alpet pranverës në Sharr

Zvicër, prill,2003



NJË DITË DO TË MBUSHËLLOI KULLA

(Gruas sime F.....)

F. e dashur u mbushën dy dekada
Me udhët e lamë dhe rininë
Shpresat e kthimet mbetën diku të vrara
Malli për atdheun të dyve na grinë

F. e dashur dhe djemt na u bënë burra
Dheut të huaj pa dashjen tonë i rritëm
Malli përditë na fton atje në kulla
Ku dashurisë tonë plotë ëndrra e ngritëm

F. a dashur etja na përvëlon
Për djemtë me nuset Arbërore
Dëshira orë e qastë atje na fton
Ti mbushëllojmë kullat tona shekullore

F. e dashur një ditë do të kthehemi në kulla
Për djemtë me nuset arbërore
Dëshira përherë atje na fton
Të mbushëllojnë kullat tona shekullore

Zvicër, 2008

POROSI PËR BREZAT PAS NJË RIKTHIMI

Ju lash nëpër djepa tek rriteshit ninullave
Kur këndonin nënat për ardhjet e bardha
Sot ju qenki rritë e qenkeni bërë burra
Sot, kënga për ju më fton nëpër dasma

Ju urojë nga zemra lumturi e dritë
Trashëgimnis suaj tek rritni në djep
Amanet ndër breza atdheun e lirë
Ta ruajmë si sytë sa te ketë dritë jeta

Se sa e sa breza ranë para nesh
Në luftë për ketë ditë e për këtë liri
Ti nderojmë ata ti kujtojmë përhera
Si frymëzim ndër breza nëpër ardhmëri

Atdheut plotë shpresë për ju i këndova
Për dritën e bardhë që ne na mungoi
Dhe për brezin tuaj dritë përherë kërkova
Kosova e re me ju të gëzoi

Dhe mirë, erdh kjo ditë u pamë me liri
Ju ishit me fat ta gëzoni këtë ditë
Ah, ky brezi imë vuajti me robëri
Me bishën e shekullit e hoqi te zitë

Na rrahu burgosi thellë nëpër qeli
Na vrau na preu e na dogji kulla
Mirë që erdhi dita u ngritëm për liri
Mbushëlluan malet rreshtat plot me burra

E hodhëm përtej barbarin e zi
Andej nga veriu po nga kishte ardhë
U desh të ia kthenim me gjuhën e tij
Ndryshe, s'kish Kosova këtë dite të bardhë

Pra, ju brezi i ri porositë kujtoni
Barbarit të veriut kurrë mos i besoni
Në frengji e kulla përjetë vigjëloni
Satanën e veriut ne ballë ta shënjoni

Prizren, 2008




MES MALLIT

Përtej nesh largë ikën malli
Neve na braktise mbetemi vetmuar
Larë pas shtatëdhjet e shtatë bjeshkëve rrëzë Sharri
Ndalet e pushonë mes hijeve freskuar

Herë herë djeg e herë sjellë freskinë
I pa hetueshëm e kthehet plot fllad
Na lenë te harruar bashkë me vetmin
Me vete vetëm dëshirat n i bartë

Në këto ditë mes Alpeve i harruar
Çdo qastë e merr arratinë
Neve a len përvëluar
Rrëzë Sharri e gjen freskinë

Vëlla i dashur, sa shumë djegin motet
Kur cucërr mes mallit i vetmur rri

24 prill 2008, Zvicër

UDHË

Mik i dashur
etjen ia shtrydhim mallit
e ia nxjerrim
lotin udhëve

Me të
i vadisim
vijat e moteve

Po ku ta gjej
një kënge
e ti gëzoi
mbathcat e kthimeve

Unë pengëmarr(ll)i

23 prill 2008, Zvicër

Nuk ka komente:

Posto një koment