www.metaforapoetike.de.vu
POEMA
LETER MIKUT
(Mikut tim: Ilam Berisha-poet)
Mik i dashur
Të gjata janë udhët tona
sa gjeografitë e botës
Lot është bërë malli
vai Kënga
1.
Hej mik!
kam njëzet pranvera që bredhë
me strajcën mbi shpinë
e mallin në gji
Sheshe e qytete jan tonat
përditë e më bukur i zbukurojmë ato
evropës ia qëndisim fustanin
që më e bukur të duket
vaj halli për ne
udhët ikjet
dyerve të huaja rrjedhin motet
i huaj këtu e atje
përherë në rendin e dytë
nën mallkimin e harrimit
Udhë të evropës
i qëndisim ëndrrat
për kthimin që spo vie
3.
E mban mend ikjen?
Qielli u nxi mbi kulla ra shi
Atdheut praroheshin pranga për idealin tonë
e neve na dhimbte shpirti për fjalën e lirë
kujt të ia shpalosnim dëshirat
ti hapnim zemrat
gjokset i kishim bërë murana
për diellin e Kosovës
me vdekjen piqeshim përtidë
ec e duro nën lëkurën e robit
4.
Motet e kuqe mbi Vërri
rrodhën pa ne
hapën plagë të reja
Edhe pse s'isha në ditet e dhimbjes
Atdheut kurrë si mungova
Sa mirë që erdhi dita
e idealit tonë, mik!
Ende pikon ajo
Ende dhemb shpirti
6.
Tani kur Vërrini i shëron plagët
e netëve të ndrrimit të epokave
vargu për atdheun është bërë forcë
lirikat këngë e dhimbjes krenare
për ardhjet e bardha
të mbytura në blu
E ne ia numrojmë plagët faqeve në libra
7.
Mik i dashur
neve na dogjën ikjet udhët
gjithqka është bërë mallë
në këte kapërcim
largësitë kan hyrë në mes
e na flasin me gjuhën e harrimit
gjaku i Arbërit po shprishet
Ah mik, - anija e fjalës shqipe po mbytet
në detin e fjalëve të huaja
ah mik
më mbytën këto plagë
9.
Vargun e mbyti shiu
nën këtë qiell pa ombrellë
gjaku i shprishur është bëre plagë
nëpër gjeografit e ikjeve
gjihqka kundërmon harrim
vetëm ti ia njeh plagen
klithmën e vargut tim
10
mik i dashur
merrmja një këngë bjeshkëve
me jehonën e shqiponjave
shterr dhe notën e fundit të fjalës
me peshën e gurit
këndo bukur me gjuhën e Naimit
që të marrë forcë fjala
që të rriten lisat
që të mbushëllojne kullat
plotë shpresë për ardhjet e bardha
11.
Këngën e idealit mos e ndalë
Këndo rimave
Me zërin e atdheut
Edhe atëherë kur bënë furtunë
E korbat sillen vërdallë
jepi forcë vargut
Edhe atëherë kur dhembë koha Migjeniane
Shpresat tona janë të bardha
Largë atyre që mbjellin terr
13.
E din ç`më porositi
Dje një mik:
Vargun adoleshentëve
Hudhe në shportë
14.
virusi i ligësisë ka hyrë
në qdo qelizë të jetës sonë,
ruaju mikë
sa më largë
nga ata që vuajnë nga kjo sëmundje
15.
Koh e ligë po rëndon
Mbi atëdhe
Korbat i kann rënë në qafë
Gjakun me fije pambuku ia pinë
Edhe lirika
Është mbushë plagë
Koha plotë dhimbë
14.
jam mbushë mik
fjala më është bërë klithmë e dhimbjes
vargjet jan mbytur në detin e lotëve
se më ka etje gurrat mali e fusha
kulla, nëna me shamin e qullur tek votra
atdheu
jan bërë shumë...
vetëm *metafora më mbanë
në këtë mërgim
ushqim i përditshmërisë sime
jetë...
12.
Mik i dashur! - Të fala....
... atdheut.
2006, Zvicër
*Metafora, - është revista letrare të cilen e editon poeti, në çdo tre muaj në Zvicër dhe Prizren.
www.metaforapoetike.de.vu
24 dhjetor 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment