04 janar 2009

PËR REVISTËN METAFORA

Gëzim Ajgeraj

http://www.metaforapoetike.de.vu/
http://www.gezimajgeraj.blog.com/

METAFORA

Udhëtimi nëpër metaforë është udhëtim brenda magjisë së fjalës së shkruar, brenda të cilës fiksohen çastet e egzistencës dhe udhëtimit tonë, pa qofshin ato qaste të pa përsëritshme. Ajo na kthen në kujtesë, na nxjerr nga harrimet, na i rikthen çastet, pa le të jetë ai i qastë edhe një sekondë i fiksuar në të. Brenda kësaj magjie të fjalës lidhen çastet, kujtimet ëndrrat. Pra vjen një qastë që sikur të zgjon nga ajo ndjenjë e dhuntisë së brendshme, qoftë edhe e harruar diku. Dhe ky udhëtim, së bashku me metaforën, mbjellë dashuri, shëron plagë, ndjell ëndrra të bardha, diellin e lirë, për të na i mbytur verbimet tona, që ndonjëherë mundë të na pushtojnë. Udhëtimi me të, dëshmon egzistencën tonë, brenda të cilës përpëlitemi përditë. Aty ka jetë, trazime, shqetësime, shpresë, dritë, këngë për të na i ushqyer ëndrrat tona. është vete magjia e fjalës, fryma e sajë, vargu të cilat shkrihen brenda sajë. I gjithë misteri i këtij vargu, ka dritë që na prinë përpara në udhëtimet tona. Ajo qan re, vranësira e mote të liga, për të na nxjerrë përtej hapësirave të bardha. Dhe ky çlirimi, vjen si një dritë e re, si një ëndërr e bukur, si një vizon në këtë udhëtim. Ajo tani më bashkëjeto me ndjenjat tona, na i ruan ato si kujtime të pa harruara, gjatë një bashkëudhëtimi plot mister. Ajo bashkëjeton edhe me ndjenjat e brezit tim, miqëve të mi, që ëndrrat e tyre i shkrijnë brenda magjis së sajë. Në këtë udhëtim mbijetese, bartë gjithmonë shpresë, për një të nesërme të bukur, kur dihet se në ç'kohë meditojmë sot. Ajo vjen tek ju, herë si kujtime të trazuara herë si dhembje e mall, por me vete ka shkëlqimin magjisë së fjalës, pa tjetër plotë shpresë. është dashuria si ëndërr e trazuar, e cila e bashkëshoqëron metaforën. Të gjitha ato vijnë si lutje si dashuri e pa jetuar, që jeton thellë në në magjin e fjalës. Duke e sjellë me vete dritën, shkëlqimin e fjalës së lirë. Brenda këtyre tingujve të fjalës së lirë, ndërtohen këngët e ardhjeve të bardha, liria, për të cilën njeriu aq shumë sakrifikon nga vetvetja. Pra, le të vijë metafora tek ju, si shpresë për çlodhje, pas gjithë atij udhëtimi te lodhshëm që na bashkëshoqëroi epokën tonë. Ndërsa malli i ynë, le të vijë si çlodhje mes jush, për të na i ndjellë kthimet tona, mbathcat tona, që kanë tretur udhëve të harrimit. Le të vijë ajo tek ju, bashkë me muzën tonë, si një shkëlqim Sharri, që e bartim me vete në këtë udhëtim. Të paktën pak shpresë nga shkëlqimi i fjalës, për të ju thënë; ju dua të lirë e plotë dritë, njerëzit e mi!

31 mars 2005, Zvicër

METAFORA

Magjia e fjalës, ku shkrihen gjithë notat e gjuhës sonë shqipe rrodhi si një melodi e pa pritur dhe hyri në metaforë. Ajo gjate kishte udhëtuar me ne. Kishte shekuj që ishte ndrydhë brenda fjalëve tona. Na kishte shoqëruar në fjalë, në këngë e në vaje. Ku s`na kishte shoqëruar ajo. Gjallë na e kishte mbajtur shpirtin e ku s`na kishte gjetur. Në gëzime e hidhërime. Ajo kishte bërë udhë bashkë me rrënjët tona. Na kishte ngacmuar herë si muzë e herë si fjalë, deri sa ishte bërë varg. E gjetëm në libra, në fjalë. Na kishte pritur ardhjes sonë. Kishte kaluar fusha, male e dete. Tretë në arrati. Udhëve na kishte gjetur, si një zog i vetmuar, e pa fole. Gjatë kishte bredhur këtyre udhëve së bashku me ne. Ah sa gjatë. E kishte djegur malli, mes fjalëve të huaja. Një ditë kishte shpërthyer hapësirave tona dhe me diellin e sajë të ngrohtë, si një rreze Sharri kishte ndriçuar hapave tona. Ah, ç'magji ka shkëlqimi i sajë. Me asgjë s'matet ajo. Shëron dhembje, plagë. Bashkon brigje, thurë ninulla, rrit vogëlushët në djepa, u këndon trimave të atdheut, lirisë. Me të jehojnë fushat e malet, sheshet e qytetet, këndojnë vogëlushët në klasa, mbushëllojnë librat. Me të shkruhen këngët e jetës.

Gëzim AJGERAJ, 30.3.05, Zvicër


DËSHIRA QË MË NXJERRË NGA HARRIMI

Nga sirtari i moqëm i dëshirave të mia, e nxnorra atë. Ka kohë që ndrydhet e pa prekur thellë, dhe ma kërkon dritën. Është fuqia e fjalës, metafora që kërkon tjetërsim. Është një ngacmim i brendshëm që kërkon të dal përtej meje. Është metafora, e cila për mes metaforës e gjen dritën e ëndrrave të mia. Brenda sajë rritet liria e mendimit, e fjalës, e dashurisë. Me të ushqehen këngët e bardha të një bote të re, pa përkufizime e cenzurë. Me të shpërthen liria e fjalës. Liri kjo që për shumë kohë na ka munguar. Jo vetëm kaq! Metafora na nxjerrë nga harrimet tona. Ato udhëton me ne, udhëve të botës dhe nëpër miglimën e fjalëve tona, gjen jetë, dritë dhe na prinë shpresave të mos'harrimit. Ajo ka mall, digjet në zjarmi, për mallin e lënë diku. Por shpresa e mbanë, se një ditë do të kthehemi. Le të u prinë ajo kthimeve tona, fjalës sonë të mbushur plotë mall e dashuri. Le të vijë ajo plotë ngrohtësi, dashuri e shpresë për një të ardhme plotë dritë. Le të u prijë ajo, kthimeve tona, deri sa ne ti mbathim mbathcat e kthimeve e ta djegim mallin.

Zvicër, 6.04.2003

Tregim: Gjurmët nuk fshihen lehtë

GËZIM AJGERAJ

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com


GJURMËT NUK FSHIHEN LEHTË

- Vapa e verës përcëllonte kudo,ndërsa djersët i rridhnin ballit si pikat e shiut që po mungonte prej kohësh. Në të dy skajet e lagjes, dy të rinj paralajmëronin vozitësit e automjeteve që kalonin aty pranë të ulnin shpejtësinë e makinave.
- Ngrihet shumë pluhur, - tha njëri nga të rinjët, tek po kujdesej për ngadalësimin e komunikacionit, fasada është ende e freskët dhe ngjitet pluhur mbi të.
- Për rreth shtëpisë, një bojaxhi, po shikonte se mos diku kishte mbetur ndonjë njollë që i kishte shpëtuar brushës, apo edhe muri nuk e kishte marrë si duhet ngjyrën.
- Duket shumë më e bukur tani, - i tha Shpendi i cili sa po ishte kthyer nga Mërgimi. Tek po e vështronte fasadën e zbardhur të shtëpisë në fund të fshatit, brenda shikimit të fasadës përpjetë po kërkonte gjurmë të një kohe të shkuar e plotë sakrificë, që brenda tij i ruante ende si kujtime të pa harruara të kohëve të ilegales.
- Bukur tha ai, - kujtojë se nuk ka mbetur asnjë gjurmë nga e kaluara, ah sa shumë më ka munduar ajo ngjyra e kuqe që ishte e shkruar, dhe ofshau, tri herë më është dashur ta lyej të njejtin vend dhe prapë tejdukej.
- Nuk fshihen edhe lehtë ato gjurmë, jo - tha Shpendi, janë gjurmë kohe. Brenda tijë po bluante mendimin e një moti të ikur, po ku mbetën gjurmët e asaj kohe tani, vallë a do të mbetet ndonjë gjurmë diku, apo nuk do të dihet asgjë pas disa dekadave? ndoshta vetëm në kujtesën e atyre që e rrotulluan atë kohë. Kjo po i mbillte trishtim. Sa e pa fat është ajo kohë që nuk shkruhet askund, pëshpëriti në vete, - ajo rrezikon të humbet dhe kështu humbë një histori, një kohë, një epokë, bashkë me ne.
- Më ka shpenzuar shumë ngjyrë ky mur, vazhdoi bojaxhiu, - tek po e shikonte atë, pastaj ajo ngjyra e kuqe që ka qenë e shkruar në mur, e ke parë me siguri, për këto pesëmbëdhjet vite sa ka qenë aty? nuk mbulohej lehtë – u ankua ai.
- Edhe rrobat i paske prishur, - ndërpreu Shpendi.
- Më duhet ti hudhë edhe ato, - vazhdoi Ai, - është tharë ngjyra në to dhe nuk vishen më.
- Edhe ne dikur, i kemi hudhë nga një palë rroba, ia preu Shpendi me një të qeshur, po ti ja për ngjyrën dhe rrobat, është dhuratë e imja, fasada e kësaj shtëpie, le të shkëlqej edhe më bukur ajo sot në liri.
- Gojë hapur mbeti bojagjiu prapa pasqyrës së veturës që po ikte teposhtë rrugës së fshatit, në drejtim të qytetit, të cilën po e ngiste Mërgimi i shoqëruar nga Shpendi.


Gëzim Ajgeraj, Malësi e Vërrinit, verë, 1999.

DIANETIKA DHE PERSONALITETI KRIJUES APO POLITIK

Gëzim Ajgeraj

WWW.METAFORAPOETIKE.DE.VU
WWW.GEZIMAJGERAJ.BLOG.COM

DIANETIKA DHE PERSONALITETI KRIJUES APO POLITIK

Le ta kemi parasysh njeriun krijues apo politikanin dhe ta zbërthejmë atë sipas metodës së Dianetikës. Duam të themi le ta zbërthejmë shëndetin mendorë te këtyre dy karaktereve që vumë në spikamë. Le ti zbërthejmë, për ti parë se sa jemi në vigjilencë të përceptimit real dhe jo real të përceptimit të tanishmes apo realitetit që na rrethon neve. E gjithë filozofia e të tanishmes është e lidhur ngushtë me të kaluarën dhe të ardhëmen. Kur i vëmë në peshojë këto tri kohë dhe intelektualin apo politikanin në anën tjetër, na del një kaos që vështirë të shihet drita shkëlqyese e të ardhmes. Kjo na del nëse gjërat shihen nga prizmi negativ i çështjes. Pse mos ti shohim nga ky prizëm, kur punët nuk na kanë shkuar mbarë në të kaluarën. Edhe nëse ka pasur veprime dhe punë të mira, në detin e gjithë atyre të këqijave që kaluam, është shumë vështirë ndarja. S'duam të mohojmë se nuk kishte veprime të mira, por ato kanë qenë individuale dhe as që duam të hyjmë atyre detajeve. Me që nuk kishim pushtet tonin, arsyetimi se problemi është prekur nga këndi kritik, i qëndron, siç qëndron edhe një pjesë e krijuar dhe e veshur me këtë vello. Flasim krejt për një çështje tjetër dhe as që do të ndalemi tek këto problematika të kohës së shkuar. Megjithatë gjatë shtjellimit të mëposhtëm të temave që u prekën, do të na del se këto çështje kanë shumë rëndësi, sepse është individi pjesë edhe e kohës së shkuar që do ta zbërthejmë. Pra, nuk duam të mbetemi as tek Dianetika si shkencë e shëndetit mendorë, por njeriun tonë duam ta vëmë në pasqyrën e ligjeve dianetike, për të parë se si ishim, si jemi dhe kush do të jemi? Le ta marrim një krijues, dhe ta zbërthejmë ate, për ta parë sa është në gjendje ta përceptoj realitetin e tanishëm dhe ta pasqyrojë atë ne krijimtari. Sa është në gjendje të rikthehet në të kaluarën, sa ka qenë në gjendje ta përceptojë atë, a ka jetuar brenda rrjedhave reale, apo brenda atyre që i kane shtruar interesat, koha, situata apo edhe interesat e ngushta, duke anashkaluar misionin e përgjithshëm, që ka personaliteti krijues. Nëse ai ka qene viktimë e kohës dhe nuk është përballur realisht me realitetin, por ka qenë në shërbim të interesave të caktuara, si e sheh sot atë realitet dhe mos sërish rrëshqet interesave xxx, si do të mundë ta ndërtoj vizionin e shëndoshë për të ardhmen. Këtu pra na del problemi që e zbërthen dianetika. Ajo vërteton se veprimet e gabuara në të kaluarën, shumë herë janë vërtetuar edhe si gabime në të tanishmen. Sepse vetë përballja e trurit me të kaluarën, me jo realitetin, krijonë apo bartë të meta që ndryshe të akceptohet e tanishmja, kur i kemi parasysh ndryshimet tek ne. Të jemi më të qartë, akceptimi i gabueshëm i të kaluarës, krijon premisa me defekte për mos përballje me realitetin, pra gjithmonë duke e pasur kohën dh këtë kaos, - gërshetim interesash tek ne. Ta lëmë krijuesin, a nuk kemi politikan të tillë, edhe sot. Sa janë në ballë të situatës ata dhe si e perceptojnë realitetin e tanishëm? Pra, sipas metodës dianetike të rikthimit, duhet të pësim: Cila është e kaluara e tyre? Pra, duke e pasur gjithmonë parasysh sistemin e huajë që patë dominuar tek ne dhe nëse politikani ka qenë i lidhur me të, automatikisht ndryshimet e tanishme sjellin tek pikëpyetja e jonë. Larg mohimit, dorën në zemër për ata që punuan drejtë. Po kthehemi tek e tanishmja ndryshe, kur komplet shërbimi rreth interesave ka ndryshuar. Pra vijmë tek pika, se i aberruari i kohës ë shkuar do të kaloi llapsusit të po atyre interesave të së kaluarës, dhe koha e tanishme sërish do ti ikë aberrimit. Kur i kemi parasysh këto dy kohë, pa tjetër se edhe e ardhmja do të çaloi. I morëm këto krahasime, për të sqaruar më konkretisht kohët dhe njeriun tek ne. Për të mos e keqkuptuar problemin vetëm në aspektin negativ, përsëri sipas dianetikës egzistonë njeriu Clear dhe ai i aberruar.

Përceptimi i të tanishmes

Përceptimi i të tanishmes apo metoda e përballjes me realitetin. E trajtojmë këtë çështje për faktin se përceptimi të tanishmes ndryshon nga një individ në tjetrin, dhe kjo është e rëndësishme edhe për fatin e ndërtimit të së ardhmes. ka shumë arsye pse e trajtojë këtë çështje e cila gjatë shtjellimit do të kuptohet. Përceptimi sa më real i të tanishmes nga individi, sipas shkencës së Dianetikës është i lidhur ngushtë me realitetin individual te se kaluarës së individit. Pra, në një far mënyre individi që është në gjendje të përballet me realitetin e të shkuarës ai do të jetë në gjendje ta përceptoi drejtë edhe të tanishmen. Dhe përballja me të kaluarën kërkon zotrimin e aftësisë së rievokimit apo rikthimit. Aftësia e rievokimit apo rikthimit, i jep hapsië egzaminimit të figurave shqisore të regjistruara në kohë dhe në ngjarje të caktuara. Dhe ky kthim në konkluzionet e parafytyrimit të së shkuarës është një ndihmë e konsiderueshme në studime, kërkime apo edhe akceptime sa më reale të të tanishmes. Pra është një rizgjim i ndjenjave, për ta zgjeruar aftësinë e përceptimit tek individi që përballet me një çështje të caktuar në kohën e tashme. Sipas neve, gjatë këtyre zbërthimeve na dalin dy çështje që lidhen me njëra tjetrën. E para, se sa ka qen real individi në përceptimet e tija në të kaluarën, që lidhet drejtë për së drejti me veprimet e tija. Apo sipas dianetikës, ka qenë në fazën e njeriut Clear apo atë të Aberruar. Nëse ka qenë në të parën, pa tjetër se edhe me të tanishmen do të jetë në gjendje të përballet. Por e gjithë kjo, po lidhet me problemin e dytë të çështjes, rievokimin apo rikthimin i cili u jep hapësirë egzainimit të figurave shqisore të regjistruara më herët. Dhe nëse ato figura që individi është përballë në te kaluarën në gjendjen Clear, është shumë afër mundësisë që edhe me realitetin e tashëm të jetë ashtu. por nëse individi ka qenë në gjendjen e aberruar në përballje me realitetin në kohën e shkuar, sërish do ta ndjejë një gjendje të tillë. Për ta thjeshtësuar këtë që e thamë, do të sqarojmë; ushqimi i trurit në të kaluarën me gjëra të gabuara, do të krijojë gjithmonë premisa tek individi për gabime në përballje me realitetin. Dhe së dyti, aftësia e rikthimit, do ta kthej pikërisht në ato zbatica që i pasur dikurë, që hapin mundësi gabimi në përceptimin e të tashmes. Kjo s`do të thotë se individi nuk do të jetë i korigjueshëm, me punë vullnet dhe dëshirë arrihen të gjitha. Dhe për këto çështje merret dianetika e cila përmes metodave të sajë, ne masë të caktuar ja arrin. Por ne u munduam që përmes këtij shkrimi të bëjmë një ndarje apo klasifikim në mes të asajë që mundë të quhet Clear dhe aberrim, përmes metodës së përeptimit të tanishmes, duke i vënë në paralele gjendjen e individit dhe metodën e rikthimit.

Gëzim Ajgeraj, 12.10.05, Buchs - CH.

Dianetikë - Teknologji e shërimit shpirtëror apo Shkenca e shëndetit mendorë.

Clear - Person racional, për faktin se ai formulon zgjidhjet më të mira të mundëshme që ai bënë mbi bazë të dhënave që ka nga këndvështrimi i tij.

Aberracion - Largim nga mendimi apo sjellja racionale.

UDHËTIM ME VARGUN

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

UDHËTIM ME VARGUN

Përshkrimi poetik, i një mërgimi te gjatë jashtë atdheut, ka vargun e dhembjes, mallit, udhëve që e vodhën poetin nga strofulla e tij dhe e braktisën harrimit.
Ikja bëhet klithmë, varg i dhembjes, duke bartur me vete identitetin e bashkëudhëtarëve të tij, që i kaploi rrugë e mërgimit dhe i la udhëve të botës. Një plagë e tillë sa shkon e rritet ajo bënë shtrat në shpirtin e poetit, hynë në varg dhe shpërndahet gjithandej. është misioni i vargut, ai i cili transmeton thirrje;"Larg nga udhët, një herë të marrin ato, e s'të kthejnë më kurrë". Pra vetë vargu, është klithmë e një shpirti të trazuar e plotë shqetësime që të hapë një botë të pa fundme. Në të fiksohen çastet e këtij udhëtimi nëpër vite, këtij kapërcimi njerëzor nëpër jetën tij. I gjithë ky udhëtim, për poetin është një kapërcim përpara një tjetërsimi. Por udhëtmi i poetit është shumë i mundimshëm. Vetë bota e tij e bënë të vështirë atë. Poeti nuk jeton për vete, dhe vetëm ata që bashkëudhëtojnë me artin e të shkruarit, do ta përceptojnë shumë lehtë këtë nocion. Ai digjet për të tjerët. Sepse vetë zjarri i muzës së fjalës, e djeg atë, e ngacmon, nuk e len të qetë. E gjithë kjo është një barrë që sot për sot tek ne, e bartë pa kurrfar shpërblimi. Le të dalim tek udhët e poetit, mërgimi. Na vie si plagë e ngarkuar mbi shpinë që gjithnjë e më tepër rëndohet. Ajo rëndon mbi shpatullat e poetit, hap plagë, ia vjedhë vitet, gjithnjë e më tepër e lodhë atë. Nuk ka shumë magji ne te kuptuarit e peshës së mallit, mjafton njeriu të jetë gjendur larg për pak kohë. Por në vizionin poetik, në udhëtimin së bashku me vargun ajo fiksohet si një metaforë që kap shumë hapësira dimensionale dhe dhembja e sajë thellohet. Pikërisht kjo bëhet plagë, që ia përcjellë edhe vargun e poetit. . Malli bëhet varg e vargu digjet zjarmisë. Dhe ky udhëtim, kërkon mbijetesë, e cila rrënjët gjithmonë i ka në shpresë. Le të jetë ky një udhëtim, përpara tjetërsimit, kthimi një ditë do të vie.
Me gjithat shpresa e mbanë poetin...!

21.4.2005, Zvicër

TREGIM: KUJTIME E DHIMBJE

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com


KUJTIME E DHIMBJE

Kishte kohë që nata e kishte veshur vellon e zezë. shkëlqimin e hënës ia vidhnin ca re të zeza, që ja shtonin trishtimin e asajë nate. Nga njëri skajë i dritares, vështroja qiellin e zymtë të mbuluar me re, që kishin munguar gjatë gjithë prillit. Ndoshta ishte kjo nata më e trishtë për mua gjat gjithë këtijë muaji. Pamja e sajë sikur më fuste trishtim. Pikërishtë atyre çasteve mu kujtuan miqtë e mi diku largë në Prishtine. Sa mallë ndjeva atyre çasteve. Mallkova udhët e mërgimit. Largësinë. Kohën aq te cinguar që po ma vjedhin udhet e mallit. Mallkova gjithqka me këto udhë. Dhe në ato çaste kujtova një vargë të mikut tim;
A besoni se ndjej mall,
te pashuar per,
shpeshhere ulem ne ndonje cafe
apo restorant
marre nje kafe për vete dhe per ju,
fill i vetëm
(ME BESONI)
Sytë mu mbushën lotë. Kujtova mikun tim te sëmurë dhe një ndjejnjë dhimbje më ligështoi. Pikërishtë atyre çasteve mu kujtua shëtitja nëpër Prishtinë. Kujtimet filluan të përzihen si një lëmsh. Vapën e verës që përcellonte mbi ne e shuam në kopshtin e hotelit Grand. Mikut timë e shkëlqente nuri atyre çasteve. Kishim kohe nuk ishim pare. Isha une ai që mungoja. Megjithate miku i kuptonte vuajtjet e mërgimit. Na mungon Flori, më tha, ka ikur në pushime. Sikur ma kishte lexuar deshiren e atij udhetimi. Ne do te kthehemi përsëri në Prishtinë dhe do ngrejm edhe dolli bashkë, ndoshta në festat e librit, i thashë. Me një luhatje të kokës, sikur deshi të më thoshte diq, por fjalë nuk nxorri nga goja. Herë herë ndrronin ndonje fjalë edhe dy miqtë tanë Dr. Afrim Poniku dhe z. Hajdar Fejzullahu, i cili ishte mik i ngushtë i I. Herë herë, miku imë ulte kokën dhe sikur ai qëndrim i tijë ndjellte trishtim në mua. Ishte i qetë. Nuk jepej lehtë. Megjithatë mua më bënte të brengosesha, se me shëndetin nuk ndjehej mire. U ndamë asaj pasditeje gushti, me urimet me te mira, deri ne vitin tjetër. Të gjitha këto kujtime, më përzihen si një lemsh. Tani që e dija, se miku imë po luftonte me sëmundjen, po më ngjallte trishtim. Një telefonate qe e planifikoja, tani më ishte vone. Nuk kisha kujt ti rrëfeja për ato qe po i bluaja në koke. As trishtimit të natës plotë re të zeza që po e vërbonin hënën. Isha kthër në nje pirg të heshtur pranë dritares, ndërsa prapa meje në dhome shpërndahej shushurima e televizorit, që ma vodhi shikimin. Pikërishtë atyre qasteve, një lajm i pikëllueshëm, ra në dhomë. Si është e mundur, që miku imë I.P. të ikë kaq shpejtë, të paktën pa lamtumirën e fundit. Vdekja s'pët. Lotët më shkonin fytyrës teposhtë. Më dukej se diqka po ikte nga unë. I mbështetur në parmakun e dritares, kisha humbur i teri. Nuk e di sa kohë kishte ikur bashkë me terrin e asajë nate fundë prilli. Dhimbja ishte e madhe. Nuk di as vetë si ta spjegoj të tërën. E kam vështirë të qetesohem as pas këtyre katër-pesë ditëve. Si është e mundur, që miku imë të ikë pa lamtumirën e fundit. Vdekja vjen papritur, pa e thënë as lamtumirën e fundit. Dhimbja mbetet plagë ndër ne. Mungesën do ta ndiej gjithmonë, miku imë I.P. I pa harruar përjetë.

Zvicer, 3.5.2007.

TREGIM: SKIZOFRENI

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

SKIZOFRENI

Mendonte sikur të ishte në qiell, në ato qaste, deri sa zhdarravatej tokës, sillej sikur të ishte mbret i të gjithëve sikur botën ta kishte në pëllëmbë, ëndrrat e tija, gjithmonë ja gjuanin kundërshtarët. Pakë besonte në të mbinatyrshmen, sillej sikur të ishte i fshehur nga syri i botës, ndërsa njerëzit i dukeshin si milingona. Shpesh harronte se ishte i barabartë me tjerët, me kokë, me sy, me duar e me këmbë, nën lëkurë njeriu.
Shokët shpesh ja kishin thënë; "Mos shiko në qiell, se mundë të përfundosh në baltë".
Me ironi, i kishte hudhur të gjitha, ishte i dashuruar në veten, sa që nuk ja fshehte dot edhe shoqes së jetës.
Q'ti thoshte e gjora?
Kundërshtimin gjithmonë ja çfaçte me heshtje, deri sa një ditë ja kishte plasur perden e turpit dhe ja kishte thënë troç:
"Mos e shiko botën me sy të mbyllur"
Keq ishte ofenduar, sa që i kishte shtërnguar dhe grushtat.
Ç'merr vesh ti, moj tullace nga njerëzit! - ishte kundërvënë ai me ironi.
Por gruaja që e kishte kuptuar kërcënimin, kishte ikur në dhomën tjetër, ndërsa ai kishte dalë me tërbim nga shtëpia, derisa në kokë e bluante mendimin për gruan e tij filloriste, e ai që kishte kaluar dyer fakultetesh, i dinte të gjithat e kësaj bote.
Kulmit të atij nervozizmi, rrugës përpara i dilnin afishet që paralajmëronin fushtatën e parë zgjedhore të pasluftës.
Tërbimi ju shtua, ndërsa urrejtjen filloi ta nxirrte pështymës të cilën e hudhte mureve mbi to.
Ju kujtua moti i studimeve, kur disa nga shokët i kishin ofruar gazeta të ndaluara.
"Nuk më duhen këto" - kishte refuzuar me përbuzje.
Të gjithë kishin qeshur atëbotë.
"Nuk ta mbanë, ti je frikacak" - i kishte thënë njëri nga ata.
Vetëm intervenimi i tjerëve e kishte evituar atë kacafytje. Pikërisht ai i buzëqesh sot nëpër çdo mur të qytetit.
Ah sikur ta kishe një fuqi magjike, e t'i shqyeja të gjitha këto afishe, e këtë horrin, do ta shqyeja si macen, - mendonte me vete.
Ah ç'më bëre, - shtoi deri sa po grihej nervave.
Po kush është ky për mua, - inkurajoi veten.
I ra në kokë lutja që i kishte bërë tjetri edhe në ditët e lirisë; që të vinte në parti dhe të harronin mërit e vjetra, e të vazhdonin sikur mos të kishte ndodhur asgjë në atë mes.
Por ky, prapë s'kishte pranuar, bile ishte kërcënuar, ndërsa tjetri me gjakftohtësi i kishte thënë:
"Tani më ka ikur Serbia, po ti, gjithë jetën mbete frikacak"
E shikoi afishen me fotografinë e tij dhe instiktivisht i shtërngoi grushtat.
Mirëdita, - erdhi një përshëndetje nga prapa
Ai e ktheu kokën me habi, dhe u ndalë për një qastë, - mirëdita doktor Xhela.
Si jeni? - e pyeti tjetri, deri sa po e shikonte me habi, ish nxënësin e tijë, që i dukej si i humbur.
Mirë, mirë, - tha ai, me një ton të mbytur.
Tjetri e kuptoi se, diç në këtë mes nuk po i shkonte llafit dhe sa për ta ndërprerë monotoninë, i propozoi që një ditë të vinte në zyrë për një kafe, dhe treti trotuareve të qytetit për në vendin e punës, në klinikën psikiatrike.
Ai vazhdoi të shëtiste qytetit, vërtetë si i humbur.
Prizren, 2000

TREGIM: VITET IKIN SHPEJT

Gëzim AJGERAJ

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

VITET IKËN SHPEJT

Në të dy krahët e asfaltit shpërndahej shushurima e gjetheve, që i kishte pushtuar një erë e lehtë vere. Asnjë zhurmë tjetër s'dëgjohej, pos zhurmave të herëpashershme që vinin nga brendia e qytetit i mbytur në vezullimin e dritave dhe në ankthin e luftës.
Shpati dhe Sharri vëzhgonin nga pozicionet lëvizjet e forcave armike, që mund të kalonin rrugës teposhtë drejt kufirit.
S'ka lëvizje, -tha Shpati derisa shikimin po e hidhte drejt hyrjes së qytetit.
As unë nuk shoh asgjë, - ia priti Sharri, tek po vështronte nga maja e një peme ku kishte hipur, qyteti dukej si mortje, megjithëse ishte edhe natë.
Erë lufte bie kudo,- vazhdoi Shpati, duke e ulur zërin, sikur dëshironte ta bënte me dije Sharrin për kujdes, sepse nata zërin e shpërndan larg dhe mund të hetohen nga forcat armike.
Për një çast ra një heshtje në pozicionin ku po vëzhgonin dy ushtarët e UÇK-së. Vetë shushurima e gjetheve s' pushonte dot, ndërsa puhiza e lehtë e erës e thente vapën e natës së gushtit.
Këtu lart bën më freskët,- tha Sharri.
Ndoshta do të ishte më mirë të zbrisësh poshtë, - tha Shpati,- mund të kalojë diç rrugës dhe nga aty ku je, do të gjendesh në pozitë jo të mirë.
Mirë thua,- tha Sharri dhe filloi të lëshohej lehtas teposhtë pemës.
Kur zbriti poshtë në tokë ofshau nadalë.
Qenkam lodhur,- tha, derisa po largote armën nga shpina.
Qëndrimi në pemë kërkon më shumë fuqi, është një mbingarkesë,- tha Shpati.
Po ti Shpat, ishe gjatë në mërgim? - pyeti Sharri.
Vitet ikën shpejt, dhjetë pranvera na ke munguar më thotë nëna. Po ti?- tha Shpati.
Një më pak, dhe u bë mirë që erdhi kjo ditë për t’iu kthyer Kosovës, se ndryshe do të na digjte malli si qiriun,- tha Sharri.
Vend i bukur ishte Zvicra, por me Kosovën tonë nuk ka, po ja që i ka rënë hasmi në qafë e nuk e lënë të ngritë kokën. Po ty si të është dukur Gjermania?
S'ka vend më të bukur se Kosova, prandaj edhe erdha t’ i dalë zot, - tha dhe me dorën e djathtë e shtrëngonte armën.
Dëgjohen zhurma makinash,- foli me zë të ulët Shpati, - i dëgjon ti?
Prapë ra një heshtje, ndërsa një shkrrap-shkrrape e armës, ia kujtoi dhe Sharrit, që plumbin ta vendoste në gjendje gatishmërie.
Janë zhurma kamionësh, - shtoi Sharri,- po vinjë teposhtë shiritit të asfaltit dhe e bëri gati armën.
Nuk do të shtiejmë të parët,sepse nuk kemi urdhër,vetëm nëse jemi të detyruar, do ta vëzhgojmë akoma situatën dhe lëvizjet, pastaj nëse parakalojnë këndej, mundohu t’ i numçrosh të gjitha makinat dhe pajisjet përcjellëse! - urdhëroi Shpati.
Lëvizja e makinerisë që vazhdonte të rridhte teposhtë rrugës, për një çast u ndal. Vetëm dritat e makinave që vezullonin përpara tyre, tregonin se ato ishin ndalur, ndërsa zhurma e tyre shpërndahej fushave të gjëra që shtriheshin përskaj rrugës.
Duket se janë ndaluar dhe po vëzhgojnë, - shtoi Shpati.

Po, po, -foli Sharri,- ata janë ndalur dhe duket se diç po vëzhgojnë, pastaj kanë dhe qenë me vete, e dëgjon lehjen e tyre, por të përqëndruar janë krahut tjetër të asfaltit.
Duhet të ketë ndodhur diç, lëvizjet nuk janë normale.Tani kujdes dhe vështro çdo lëvizje, -foli Shpati.
Kolona e makinave u drejtua në parkingun e një depoje me material ndërtimor, dhe aty filluan të parkohen. Nga kamionët dhe xhipat ushtarakë, filluan të zbresin uhtarë e policë të ushtrisë armike. Nga një makinë me ngjyrë të gjelbër në të mbylltë dolën disa eprorë dhe një njeri me rroba civile. Ndërsa nga një shtëpizë e vogël, që shërbente për rojet e depos, doli pronari i saj, që në ato çaste e njohu burrin me rroba civile.
Q'kërkoni këtu?- iu drejtua atij dhe i përmendi emrin.
Mbylle gojën dhe shporru!- thirri burri në rroba civile me një zë kërcënues.
Pronari i depos nuk guxoi të fliste më.Ai zuri të heshtë nga frika dhe hyri në makinën e tij me të cilën u zhduk asfaltit në drejtim të qytetit.
Ndërsa ushtarët dhe policët u shpërndanë misënikeve në anën tjetër të shiritit të asfaltit, dhe filluan marrjen e pozicioneve, me shpinë të kthyer nga rruga, prej nga pritnin që nga ana tjetër e fushës së qytetit të vinte dikush në pritë. Edhe njësiti i ushtarëve me qentë që i mbanin me nga një zinxhir përdore, hynë arave të mbushura me tallishte.
Por personi në rroba civile, së bashku me oficierët i prinin ekspeditës ushtarake, që po marshonte arave përtej rrugës.
Ata po marshojnë në anën tjetër të fushës, - tha Shpati,- nuk janë shenja të mira, ka ndodhur diç serioze me siguri. Vallë, a e identifikove personin në rroba civile?
Është natë, dhe nuk jam i sigurt, por për nga ajo makinë me targa civile, më duket shumë e njohur, ajo makinë kalon çdo ditë këtej.
Për mua edhe makina, por edhe personi janë të identifikuar. Ai është një bashkëpunëtor i okupatorit dhe rastin patjetër duhet lajmëruar në komandë, pastaj le të vendosë komanda për masat e mëtutjeshme.
E tani duhet të kthehemi në komandë, sepse edhe ata nuk do të kthehen më mbrapa, - vazhdoi Shpati,- e sheh se edhe makinat po largohen nga aty dhe po ikën drejt bazës së tyre.
Mendon se s'do të kthehen më? - përsëriti Sharri.
Shumë i sigurt! - pohoi Shpati,- duhet të ketë ndodhur diç në rrugën tjetër që shpie kah Drini, atje janë dëgjuar shumë krisma aty rreth mesit të natës, por ajo pjesë është jashtë përkufizimit të zonës së lirë, këtë ma pohoi njësiti pararojë kur më dorëzoi detyrën.
Me siguri, po ti e njeh mirë strategjinë ushtarake të armikut,- tha Sharri.
Jo edhe aq, por ja që lufta na detyroi të mësojmë edhe këtë art, mor Sharr, këtë armik s'e kemi të sodit, moti na ka rënë në qafë,- tha Shpati.
Tani mëngjesi po afrohej dhe ata duhej të lajmëroheshin në komandë. Lajmi që u shpërnda si një rrufe gjat atij mëngjesi nga komanda, ishte shumë i hidhur, në një pritë diku jashtë zonës së lirë, kishte rënë në krye të detyrës komandanti dhe ishin plagosur rëndë dy rojet e tij. Megjithatë, ata nuk u jepen dhe lufta vazhdonte.
15 gusht 1998,Prizren.